Pas apelit të një nëne për t’i ardhur në ndihmë fëmijës së saj me tumor, atleti bën një gjest fisnik

Publikuar tek: sport, më 06:43 27-08-2016 Pas apelit të një nëne për t’i ardhur në ndihmë fëmijës së saj me tumor, atleti bën një gjest fisnik

Fituesi i medaljes së argjenit në Lojrat Olimpike “Rio 2016” në disiplinën e hedhjes së diskut, Piotr Malachoëski ka nxjerrë në ankand medaljen e tij për të shpëtuar jetën e një fëmije.

E gjithë kjo erdhi pas apelit të një nëne për ndihmë financiare pasi fëmija i saj vuante nga një tumor në sy.

 “Shëndeti i këtij fëmije të mrekullueshëm është më i rëndësishëm dhe lufta që ai po bën me jetën është më e rëndësishme dhe më e vështirë se beteja ime për medalje në Olimpiadë. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në ankand, pasi ndihma juaj financiare mund ta bëjë të argjendtën time të marrë një vlerë edhe më të madhe, më të rëndësishëm se një medalje e artë”, tha Malachoëski i cili shpreson të arrijë shumën 7 mijë euro për të ndihmuar fëmijën 3-­vjeçar, operacioni i të cilit do të bëhet në Nju Jork.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1419780254364
array(1) { ["section"]=> string(105) "pas-apelit-te-nje-nene-per-t-i-ardhur-ne-ndihme-femijes-se-saj-me-tumor-atleti-ben-nje-gjest-fisnik-50995" }