Pas barazimit, Panuçi i pakënaqur me lojtarët: Mund të kishim humbur, do provojmë shanset me Italinë dhe Spanjën

Publikuar tek: sport, më 22:09 05-09-2017 Pas barazimit, Panuçi i pakënaqur me lojtarët: Mund të kishim humbur, do provojmë shanset me Italinë dhe Spanjën

Barazimi në Maqedoni e ka lënë të pakënaqur trajnerin e kombëtares Kristian Panuçi.

Pas ndeshjes Panuçi u shpreh se vuajtën fizikisht në këtë ndeshje dhe mund ta kishim humbur këtë ndeshje.

Më tej ai tha se do të provojë shanset e Shqipërisë në dy ndeshjet përballë Spanjës dhe Italisë.

“Edhe mund ta kishim humbur ndeshjen dhe të pësonim golin e dytë, ditëm të vuanim. Në fund doli një rezultat që e mendoj të drejtë. Kemi vuajtur fizikisht se ishin 4-5 lojtarë që nuk ishin më në gjendje që të përballonin situatën. Mos harroni që kemi lojtarë që nuk luajnë me skuadrat e tyre", tha trajneri i kombëtares.

Alioski? "Është një lojtar i mirë por na rrezikuan vetëm më goditje standarde. Ndaj Spanjës dhe Italisë do të luajmë me dëshirë, në futboll do të mundohemi të ndryshojmë historinë”, u shpreh Kristian Panuçi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas një penalltie të dyshimtë përfundon në barazim sfida në Strumicë
Kosova pëson humbjen e shtatë rradhazi »
Article Logic
Execution time: 0.019536972045898
array(1) { ["section"]=> string(115) "pas-barazimit-panuci-i-pakenaqur-me-lojtaret-mund-te-kishim-humbur-do-provojme-shanset-me-italine-dhe-spanjen-91287" }