Pas darkës në Dajt, Rama i shtron një drekë edhe stafit te 15-katëshi. Kush do të pushojë, sa?

Publikuar tek: politike, më 13:28 31-07-2015 Pas darkës në Dajt, Rama i shtron një drekë edhe stafit te 15-katëshi. Kush do të pushojë, sa? Foto arkiv e Ramës me stafin e tij

Pasi darkës në Surrel dhe darkës në Dajt me ministrat, kryeministri Rama këtë herë ka mbledhur për drekë stafin e qeverisë së tij.

Burime të newsbomb.al bëjnë me dije se stafi i qeverisë Rama është duke drekuar te 15-katëshi në ambjentet e “Internacionalit”.

Me ç’duket, Rama e ka marrë seriozisht këtë punën e caktimit të pushimeve dhe pas lodhjes së këtyre muajve me fushatën e lokaleve 2015, kryeministri është gati që ta lerë të lirë stafin e tij gjatë gjithë gushtit.

“Kush do të pushojë, sa?”, duket se është edhe një nga “shqetësimet” e tryezës  pasi të gjithë kanë nevojë për pushime si fillim gusht që është, pavarësisht se pikërisht tani, DASH lëshoi një “bombë” me raportin e tij që u komentua edhe nga Ambasada Amerikane. Madje sot, ambasadori Lu ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Basha dhe ministrin e Brendshëm Tahiri, me të cilët mendohet se ka folur pikërisht për dekriminalizaimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Platforma për dekriminalizimin PD: Test droge për zyrtarët e lartë dhe verifikim me shenjat e gishtave
Ligji i Arsimit të Lartë/ Nishani vlerëson qeverinë Rama: Është i rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.017583131790161
array(1) { ["section"]=> string(96) "pas-darkes-ne-dajt-rama-i-shtron-nje-dreke-edhe-stafit-te-15-kateshi-kush-do-te-pushoje-sa-17406" }