Pas debateve me Ballën e Ramën reagon Duma: Mbështetje nga qindra zonja për një standard tjetër

Publikuar tek: politike, më 12:58 27-03-2015 Pas debateve me Ballën e Ramën reagon Duma: Mbështetje nga qindra zonja për një standard tjetër Grida Duma

Grida Duma që në emisionin e djeshëm ‘’Opinion’’ ka debatuar ashpër me Taulant Ballën dhe Luan Ramën reagon sot në profilin e saj duke komentuar situatën e djeshme. Një frazë e Dumës ‘’Aleanca e qelbësirave lëshon një qelbësirë’’, ka ndezur gjakrat, duke marrë si kundërpërgjigje fjalët e Ballës  “Kujt i thotë kjo qelbësirë, kërko falje. Të më thotë mua qelbësirë një copë ku e di unë se çfarë.”

Duma thotë se ka marrë mbështetje nga zonja e vajza për një standard tjetër.

“Ajo çka është shpresëdhënëse dhe i jam mirënjohëse Zotit në këto momente, është që reagimet në rrjetet sociale tregojnë qartazi që nuk qenkemi “ne” pakica dhe “ata” shumica. Reagimet në këto rrjete, dhe çka është edhe me e bukur mbështetja që personalisht kam marrë nga qindra e qindra zonja dhe vajza që dalin në mbrojtje të një standardi tjetër, është tregues i të vërtetës që po thërret haptazi. Miq të mi, çdo kohë ka betejat e veta dhe sa më shumë koha ecën, aq më e vështirë dhe e sofistikuar bëhet përplasja. Të marrësh vendime dhe qëndrime duke pranuar që do të sakrifikohesh në emër të një standardi tek i cili beson madje edhe në kundërshtim me instiktin për kundërpërgjigje, besoj fort është një pjesë e triumfit.”, shkruan Duma në profilin e saj ‘’Facebook’’.

Ajo falenderon mbështetësit dhe thotë se nuk do largohet nga ky vend.

“Duke falenderuar thellësisht për mbështetjen që më jepni me shpirt, po e mbyll duke rikujtuar një pjesëz të një bisede me miq dhe ndërkombëtare; ndërsa diskutonim për eksodin e ri të shqiptarëve, u thashë “ ...po bëhet gjithçka që të na bëjnë të ikim nga ky vend, por do qëndrojmë sepse nuk lejojmë që ti bëjnë fëmijët tanë të ikin!”, përfundon Grida Duma.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elvis Rroshi përgjigje kreut të PD: Lul, ti piqje qofte, kur unë protestoja kundër komunizmit
Basha: Papunësia dhe varfëria në rritje, dështim në shëndetësi dhe arsim »
Article Logic
Execution time: 0.030068159103394
array(1) { ["section"]=> string(99) "pas-debateve-me-ballen-e-ramen-reagon-duma-mbeshtetje-nga-qindra-zonja-per-nje-standard-tjeter-7108" }