Pas debatit Çuli-Ndrenika, reagon Dashnor Diko: Fjalën Artist duan ta rrëmbejnë dhe ata që s’kanë lidhje me Artin

Publikuar tek: kulture-art, më 18:38 22-02-2017 Pas debatit Çuli-Ndrenika, reagon Dashnor Diko: Fjalën Artist duan ta rrëmbejnë dhe ata që s’kanë lidhje me Artin

Pas komentit të Hervin Çulit, i cili i drejtohej artistit Robert Ndrenika se ka ulur "nivelin e tij ikonë", ka reaguar këngëtari Dashnor Diko.

Këngëtari i drejtohet Ndrenikës, “Artist nuk bëhesh kurrë nëse nuk e ke të lindur, paguaj lekë tërë jeten por e ke të kotë, prap nuk bëhesh, fut miq sa të duash prap nuk bëhesh, ndërsa ju profesor e keni të gëdhendur fjalën Artist në gjithë zemrat e Shqiptarëve, meritoni respektin maksimal”.

Ai ka falenderuar aktorin për kënaqësinë dhe emocionet që ka dhuruar pë të gjithë shqiptarët. 

Reagimi i Dashnor Dikos:

Profesor, mos je pak i mërzitur ? Eh ..ke të drejtë, sepse, mund të bësh një shkollë dhe mer një profesion, mekanik, doktor, marangoz etj, por vetëm Artist nuk bëhesh kurrë nëse nuk e ke të lindur, paguaj lek tërë jetën por e ke teë kotë, prap nuk bëhesh, fut miq sa të duash prap nuk bëhesh, ndërsa ju profesor e keni të gedhendur fjalën Artist në gjithë zemrat e Shqiptarëve, meritoni respektin maksimal.

Ke dhënë shumë, por more pak .. (kështu vleresohen Artistët në vendin tonë) , personalisht të falenderoj për atë kënaqësi dhe emocione shpirtërore që na ke dhuruar, mirënjohje për ju Profesor Roberti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Agolli: Në Shqipëri ka pesë stinë, ajo e Politikës nuk lëviz për 12 muaj
Altin Basha: Ministria e Kulturës një mullar me gabime injorance, Teatri Kombëtar totalisht i izoluar dhe poshtërues me regjisorët »
Article Logic
Execution time: 0.025039911270142
array(1) { ["section"]=> string(117) "pas-debatit-culi-ndrenika-reagon-dashnor-diko-fjalen-artist-duan-ta-rrembejne-dhe-ata-qe-s-kane-lidhje-me-artin-69606" }