Pas dështimit të negociatave, kryeministri Rama e nis ditën me “pazarin e ri”, ka një njoftim për këtë pasdite

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:46 26-04-2017 Pas dështimit të negociatave, kryeministri Rama e nis ditën me “pazarin e ri”, ka një njoftim për këtë pasdite

Një ditë pas tentativave për zgjidhjen e ngërçit politik dhe me ndërmjetësimin e dy eurodeputetëve David McAllister si përfaqësues i partive të djathta europiane dhe Knut Fleckenstein nga e majta e Parlamentit Europian, kryeministri Rama e nis ditën me imazhin e “Pazarit të ri” në Korçë.

Ai tregon ndryshimet drastike në këtë zonë, para dhe pas vitit 2013-të ndërsa njofton se sot pasdite do të jetë atje në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

“ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Pazarit të ri në Korçë më 2013 dhe sot. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t'u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj këtë mbasdite do të jemi më shumë se kurrë tek Parku Rinia i Korçës, me votuesit e parë dhe rininë korçare, të bashkuar…”, shkruan Rama. 

 

rama_pazari.jpg

 

18157754_10154688532671523_5579787868409907996_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034737110137939
array(1) { ["section"]=> string(112) "pas-deshtimit-te-negociatave-kryeministri-rama-e-nis-diten-me-pazarin-e-ri-ka-nje-njoftim-per-kete-pasdite-76471" }