Pas dorëheqjes së Didit, Spaho: Të japë dorëheqjen Saimir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 11:03 31-03-2015 Pas dorëheqjes së Didit, Spaho: Të japë dorëheqjen Saimir Tahiri Edmond Spaho

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas deputetit Edmond Spaho, fshehja e kërkesës së interpolit për Mark Frrokun nuk mund të bëhej pa urdhrin e Tahirit dhe Ramës.

“Fshehja e kërkesës së Interpol nuk mund të bëhej pa urdhrin e Tahirit dhe Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë. Ky skandal I padëgjuar më parë ka dëmtuar policinë demokracinë dhe shtetin.I pari që duhet të japë dorëheqje sot është Saimir Tahiri.”, deklaroi Spaho nga PD-ja.

Sot u dorëhoq drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, i cili e arsyetoi dorëheqjen me kompetencën e pamjaftueshme për të ndërhyrë në shkeljen e ligjit nga ish-drejtori I Interpol Tirana Artan Bajraktarit dhe specialistet Loreta Alla. Të dy u shkarkuan për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për shpalljen në kërkim të Mark Frrokut për vrasje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Shkarkimi i Didit për të larë duart me krimin, bosët po hanë njëri-tjetrin
Vlora në dilemë: Do zgjedhë Prefekten apo mjekun “puritan” Dritan Leli »