Pas Durrësit në Elbasan, Rama: Bizneset e panairit kanë rritje

Publikuar tek: politike, më 13:07 14-03-2015 Pas Durrësit në Elbasan, Rama: Bizneset e panairit kanë rritje Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Durrës ka shkuar në Elbasan. Ai shoqërohet nga ministrit Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto. Ai ka vizituar edhe panairin e Elbasanit ku është shoqëruar nha kryetari I Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti I PS-së Taulant Balla.

Ndryshe nga fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha që e vizitoi para tij këtë panair dhe tha se biznesi është në vështirësi, Rama deklaroi se bizneset po nënshkruajnë kontrata eksporti duke shënuar rritje.

“Panairi ka një rritje të kërkesës, disa biznese po nënshkruajnë kontratat e eksportit dhe disa të tjerë po negociojnë.  Kontrata për eksportimin e prodhimeve është lajmi më i mirë për këto ditë. E kam ndjekur këtë panair me përparësi.”, tha Rama në Elbasan.

Në Durrës Rama inspektoi punimet për sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, së bashku me Vangjush Dakon. Punimet në sheshin “Iliria” kanë kohë që kanë filluar. Ato u ndërprenë para tre muajsh për të marrë një vlerësim edhe nga Ministria e Kulturës për ndërhyrjen në zonën muzeale, por edhe për çështjen e shatërvanit përpara bashkisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Elbasan për Ditën e Verës: Jemi gati me ofertën e re të shpresës
Rama: BE po ngadalëson integrimin e Ballkanit Perëndimor »
Article Logic
Execution time: 0.019049882888794
array(1) { ["section"]=> string(65) "pas-durresit-ne-elbasan-rama-bizneset-e-panairit-kane-rritje-5870" }