Pas dy humbjeve me kuqezinjtë, Panucci me pushime në Spanjë; çfarë ka thënë për Real Madrid dhe Shqipërinë

Publikuar tek: sport, më 16:00 05-06-2018 Pas dy humbjeve me kuqezinjtë, Panucci me pushime në Spanjë; çfarë ka thënë për Real Madrid dhe Shqipërinë

Cristian Panucci ka vendosur t’i dhurojë vetes disa ditë pushime pas rezultateve të dobëta me kombëtaren shqiptare që pësoi dy humbje të thella kundër Kosovës dhe Ukrainës.

Trajneri i kuqezinjve ka zgjedhur resortin e golfit në Caldes de Malavella në Spanjë, për t’u qetësuar së bashku me gruan e tij, pas stresit dhe kritikave për humbjet në ndeshjet miqësore.

Por ish-futbollisti italian ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke zbuluar ëndrrën që një ditë të drejtojë Realin e Madridit, raporton Newsbomb.al.

“Unë jam shumë i lumtur në Shqipëri, shumë i lumtur. Por kam një rrugë të gjatë për të bërë që të rritem si trajner dhe të përfitoj përvojë. Këtë gjë po e bëj në Shqipëri, ku jam në një federatë shumë serioze. Por të gjithë ëndërrojmë përpara se të flemë gjumë, dhe Real Madrid është një ëndërr. Por unë jam me këmbë në tokë”, është shprehur Panucci. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Panuçi rrezikon të shkarkohet”, mediat italiane paralajmërojnë trajnerin e kuqezinjve
»
Article Logic
Execution time: 0.045023918151855
array(1) { ["section"]=> string(111) "pas-dy-humbjeve-me-kuqezinjte-panucci-me-pushime-ne-spanje-cfare-ka-thene-per-real-madrid-dhe-shqiperine-123348" }