Pas fjalimit të Joleza Kokës të dielën në mëngjes, FRESSH kërkesë Ramës: E diela, pushim me Statut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:44 10-02-2016 Pas fjalimit të Joleza Kokës të dielën në mëngjes, FRESSH kërkesë Ramës: E diela, pushim me Statut Kryetarja e FRESSH Joleza Koka duke folur per anetaresimet e reja ne PS

Duket se socialistët janë ndërgjegjësuar pas asaj që ndodhi me kryetaren e FRESSH-it Joleza Koka, në një fjalim të papërshtatshëm për të rinjtë, përballë kryeministrit, ministrave dhe eksponentëve të tjerë të lartë socialist. 

Fjalimi i saj se po prezantohej me të njëjtat rroba që ishte në disco ku ishte edhe ministri Klosi, dhe zgjimi në pallatin ku jeton Sajmir Tahiri dhe kafja e mëngjesit në një klub me Erion Veliajn, pasi të rinjtë kishin sharë “të bëfsha gjeneratën” nga një poet si Getoari, nxorri një problematikë të re për të rinjtë e FRESSH.

Këta të fundit kanë kërkuar zyrtarisht në sektorin organizativ të PS, që meqë do të bëhen ndryshime statutore në kongres të vendoset me statut partie: Dita e dielë, pushim për çdo aktivitet partie…Ndoshta, të paktën këtë pikë, dhe jo Ben Blushin, Edi Rama do ta marrë në konsideratë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033826112747192
array(1) { ["section"]=> string(101) "pas-fjalimit-te-joleza-kokes-te-dielen-ne-mengjes-fressh-kerkese-rames-e-diela-pushim-me-statut-32215" }