Pas fotos me Donald Trump, shikoni ç’poston Rama këtë mëngjes në rrjetet sociale (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:45 21-09-2017 Pas fotos me Donald Trump, shikoni ç’poston Rama këtë mëngjes në rrjetet sociale (FOTO)

Kryeministri Edi Rama publikoi dje një foto ku shfaqet bashkë me gruan e tij Linda duke pozuar me çiftin presidencial të SHBA, Donald dhe Melani Trump në SHBA.

Komentet për këtë foto kanë qenë të shumta, madje edhe nga opozita, ndërsa kjo e fundit nuk ka kursyer edhe notat e ironisë. Kjo foto është cilësuar nga Rama si “foto e ditës” dhe vjen në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Këtë mëngjes, Rama poston si zakonisht një tjetër imazh pas takimit të rëndësishëm, atë të Teatrit të Operës dhe Baletit.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga kantieri i transformimit rrënjësor të Teatrit të Operas dhe Baletit në një hapësirë dinjitoze dhe europiane për artin dhe kulturën”, shkruan Rama në facebook. 

 

77e716bc0328cc7cb515845d2bca3ed7_L.jpg

21559074_10155158226991523_3503189278952402021_n.jpg

21617908_10155158226996523_1501072732583953644_n.jpg

21686207_10155158227181523_722755120301078168_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013421773910522
array(1) { ["section"]=> string(90) "pas-fotos-me-donald-trump-shikoni-c-poston-rama-kete-mengjes-ne-rrjetet-sociale-foto-93109" }