Pas gjobvënies masive, zgjaten afatet e deklarimit për të vetëpunësuarit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:21 01-02-2017 Pas gjobvënies masive, zgjaten afatet e deklarimit për të vetëpunësuarit

Të vetëpunësuarit tashmë do të kenë të paktën një muaj kohë afat për t’u deklaruar në tatime për efekt pagimi kontributesh, sipas një ndryshimi të fundit në ligjin për mbledhjen e detyrueshme të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas ndryshimeve deklarimi në organin tatimor nga të vetëpunësuarit (pa punëmarrës) bëhet të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës, ku sipas ligjeve në fuqi, afati i deklaratës është brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori te vitit kalendarik. Psh, nëse një i vetëpunësuar është regjistruar në QKR në janar, ai ka afat të bëjë deklarimin deri në 17 mars, por kontributet do i llogariten që nga dita e parë që ka hapur aktivitetin.

Bizneset e tjera të reja (jo të vetëpunësuar) kanë afat  brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, të deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve dhe pagën përkatëse.

Në këtë mënyrë zgjidhet paqartësia ligjore, që çoi në gjobvënien masive të bizneseve, kryesisht të vetëpunësuar, në qershor të vitit të kaluar, gjoba që do të fshihen tashmë, në kuadër të ligjit të faljes, drafti i të cilit pritet të miratohet së shpejti.

Në qershor 2016, sistemi i ri e-tax, vuri në funksion një aplikim për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj (në 9 qershor dhe 22 qershor, kur ndodhi dhe gjobitja masive).Tatimet pohuan se për të vetëpunësuarit këto gjoba u vunë gabim, e para sepse sistemi nuk ka identifikuar të vetëpunësuarit dhe e dyta (e lidhur me të parën) sepse ligji i regjistrimit në QKR (sot QKB) sanksionon se “Regjistrimi i subjekteve në regjistrin tregtar përbën, gjithashtu, regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë autoriteteve tatimore në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë inspektoratit të punës”. Për bizneset e tjera aktive gjobat ishin të drejta, pasi sistemi ka identifikuar të gjitha ato biznese që nuk kishin deklaruar punonjësit të paktën 24 orë para, siç parashikohej nga ligjet në fuqi. Gjithsesi edhe këto gjoba do të falen, ndërsa tani afatet e deklarimit janë sqaruar për të gjithë llojet e bizneseve./ Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070490837097168
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-gjobvenies-masive-zgjaten-afatet-e-deklarimit-per-te-vetepunesuarit-67321" }