Pas goditjes me vezë, Edi Rama ironi për Universitetin: Piramidë, lavdi zotit që nuk u arrit të jepej ''Nobel'' me lekë

Publikuar tek: politike, më 10:53 03-11-2015 Pas goditjes me vezë, Edi Rama ironi për Universitetin: Piramidë, lavdi zotit që nuk u arrit të jepej ''Nobel'' me lekë

Edi Rama dje u godit me vezë nga disa studentë të cilët kundërshtojnë Ligjin për Arsimin e Lartë në Shqipëri, por kryeministri sot vazhdon të këmbëngulë te ideja e tij për universitetin  duke e quajtur ‘’Piramidë’’ dhe te reforma që po bën.

Dje Rama nuk komentoi aspak pas asaj që ndodhi, por sot ka vazhduar me akuzat e tij kundër universitetit.

Dhe ja çfarë thotë me ironi:

“Nuk është si në piramidat universitare që ti paguan dhe kthehesh në ‘’Doktor Shkencash’’, ku ti paguan dhe merr “Master” ne ekonomi, paguan dhe merr “PHD në ekonomi’’. Lavdi zotit që nuk u arrit që të jepej një çmim “Nobel’’ me lekë. Është një sistem që do kohën e vet. Nga e thëna në të bërë është një det i tërë, edhe se Adriatiku më I gjerë’’.

Më tej Rama e vazhdoi fjalën me rastet që shikonte në oborrin e selisë së partisë së tij, PS dhe se çfarë ndodhte nëpër konkurset e tanishme të administratës:

“Ajo që është shumë shqetësuese për mua është se gjithmonë në oborrin e PS ka prindër që kërkojnë punë për djalin 40 vjeç, apo për vajzën me 2 kalamaj. As djali as vajza nuk e marrin mundimin që ta kërkojnë atë.

Ka vende pune për ata që janë pa shkollë që duan të bëhen drejtorë, po si kuptoj ata që janë pa punë po kanë një diplomë profesionale që refuzojnë të punojnë te privati.

Megjithatë jam i bindur se kjo është një fazë e ndërmjetme që do kërkojë kohën e vet me parakushtin që ne të forcjmë në mënyrë të vazhdueshme: konkurencë dhe meritë. Shumë e lehtë ta thuash dhe shumë e vështirë ta bësh.

Sot në administratën publike të shtetit shqiptar nuk hyn më kollaj. Ka një fakt që hedh poshtë çdo lloj nihilizmi apo abuzimi, kemi mbi 20% të konkurseve që dështojnë dhe nuk ka fitues. Ka edhe 50% dështim se nuk nxjerrin fitues.

Kuptohet që një konkurs mesatarisht cilësor nuk fitohet dot në rast se diplomën e ke marrë me lekë. Hallka e duhur që do të forcojmë do çlirojë shumë më tepër energji në drejtim të sektorit privat, në drejtim të dijes,  e njerëzit duhen përgatitur për një vend pune.

Mos ta bëjmë këtë reformë këtu, se do na ngrihen në ndonjë revoltë apo demostratë. S’ka gjë se nga Zoti vjen, nga qielli e kanë, nuk do rrimë ne ta pengojmë. Më mirë çoi të gjithë në universitet, ja kemi zgjedhjet pas 3 vjetësh, të gjithë këta të shohin ëndrra që do bëhen juristë, kështu në të gjithë sektorët.

Arsimi copë, sektori publik copë, shëndetësia mos e pyet. Pse? Se asnjëherë nuk u zgjodh hapja e syve apo vendosmëria.

Sfida është shumë e madhe se kemi zgjedhur modelin gjerman. Pak e marrin modelin gjerman. Nuk është një model i thjeshtë. Nëse shqiptarët në Gjermani do kishin dalë të paaftë, atëherë ne mund t’i thoshim vetes, s’kemi pse të përpiqemi të bëhemi si Gjermania. Po shqiptarët nmë Gjermani kanë rezultuar të suksesshëm.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Braçe, i vetmi socialist që flet për studentët: Gjithkush dje duartrokiti guximin, mirë bëri
Shitje tokash e agjenci imobiliare, PD e Pogradecit futet në sherr, dualitet mes Balliut e Kadillit »
Article Logic
Execution time: 0.25078797340393
array(1) { ["section"]=> string(118) "pas-goditjes-me-veze-edi-rama-ironi-per-universitetin-piramide-lavdi-zotit-qe-nuk-u-arrit-te-jepej-nobel-me-leke-24559" }