Pas humbjes shkatërruese, flet Panucci: Pyesni Dukën ç’do vendosë... Pse do qaj se humbi Shqipëria? (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: sport, më 15:40 19-11-2018 Pas humbjes shkatërruese, flet Panucci: Pyesni Dukën ç’do vendosë... Pse do qaj se humbi Shqipëria? (DEKLARATA E PLOTË) Panucci

Christian Panuçi ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Uellsit, e vlefshme si miqësore. Edhe në këtë dalje publike para gazetarëve, teknikun kuqezi s’e kanë mbajtur nervat dhe në disa momente ironizoi pyetjet e tyre.

 

A do të vazhdojë të qëndrojë në krye të pankinës së Shqipërisë? Këtë ai s’e vë në dyshim teksa thotë që do të vijojë të shohë përpara.

“Marrëdhënia me presidentin Duka? Pyetjen duhet t’ia bësh presidentit Duka pasi unë jam trajner i Kombëtares dhe kam detyrat e mia. Këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes t’i themi. E rëndësishme është të rregullohen problemet e skuadrës.

Normalisht objektivi është të ecim sa më përpara. Nga tuneli dilet vetëm duke punuar. Nuk është në interesin tim që të them që në 1 vit e gjysmë më kanë munguar rreth 7 lojtarë. Imagjinoni Gjermaninë që ka dalë në vendin e fundit. Imagjinoni të shkretin Lëv. Por, kjo s’i ka interesuar askujt pasi Shqipëria në 2016-tën shkoi në Europian dhe duhet të shkojë çdo vit. Unë jam i bindur që kjo skuadër mund të tentojë të shkojë në kampionatin europian. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm për këtë situatë, jam përpjekur të sjell ide të reja.

Njerëzit janë arrogantë dhe nuk ndryshojnë mendim, nuk e kam problem të them që duhet të ndryshojmë patjetër. Nuk ka kohë të punojmë me skuadrën. Duhet të bëjmë diçka ndryshe, sepse historia tregon një histori tjetër. Dhe unë nuk jam idiot, duhet të ndryshoj. Padyshim! Sepse po vazhduam në këtë rrugë ndihen në vështirësi lojtarët.

Nesër, duhet një ulërimë nga lojtarët që të tregojnë atributetet e tyre dhe mbi të gjitha të jenë seriozë. Kur unë dëgjoj një stadium që ofendon me të drejtë trajnerin, vuaj shumë sepse jam një person serioz. Përpiqem ta bëj punën me gjithë seriozitet. Kam gabuar sepse nuk e dija mënyrën e futbollit që do të sillja. Prandaj do të ndryshoj dhe të shkoj në një rrugë që të jetë ajo e duhura.

Nuk kemi treguar vlerat e vërteta që ka kjo kombëtare dhe kjo ndikon në karakterin tim. Unë nuk i stërvis çdo ditë futbollistët e mi që kam në dispozicion. Shumë ekipe “big” të Europës kanë zbritur nga Europa dhe nuk kam dëgjuar nëse lëndohet apo jo trajneri.

Në Kombëtare s’ka asnjëherë provë. Jemi përpiqur të sjellim një ide, por nuk ka shkuar mirë. Në Nation League ishte një provë për të shkuar në Europian direkt.

Koha për të punuar është. Është Panuçi, s’është Panuçi. Unë kam një kontratë deri në shtator të vitit 2019-të. Nëse do të vazhdojmë, Ok. Unë kam një respekt të madh për veten time. Në këtë periudhë po vuaj shumë, por nuk e tregoj veten. Unë jam i lumtur që jam trajner i Kombëtares.

Pse duhet të qaj që humbi Shqipëria? Jo, jo unë jam i lumtur që jam këtu.

Nëse do të ishit ju Duka do t’i jepnit besim Panuçit? Unë nuk jam Duka që të të them çfarë do të bëje. Pa 14 lojtarë, Shqipëria nuk mund të jetë kompetitive. Nëse ti je profesionist duhet të kishe thënë këtë gjë. Unë jam i edukuar, ti nuk je.

Për nesër kam 16 lojtarë, kam disa futbollistë të tjerë të dëmtuar. Do të mundohem të hedh më të mirët në fushë. Në këtë moment barka është në det të trazuar dhe duhet të gjejmë një zgjidhje për të shkuar në një det më të qetë.

Kam pasur shumë probleme me formacionet titullare. Ju marr si shembull Mavrajn i cili ka qenë i dëmtuar për 9 muaj rresht.

Nuk kam pasur asnjë takim me presidentin Duka dhe nuk kam folur me të pas humbjes me Skocinë. Unë e kam në mend grupin. Janë 6-7 lojtarë që nuk janë. Ndoshta është më mirë të ndryshojmë diçka.

Superliga? Gavazaj, Lilaj dhe Guri janë ftuar në Kombëtare kur luanin këtu në Shqipëri. Ndaj nuk është e vërtetë që nuk grumbullojmë lojtarë nga kampionati vendas. Gavazaj dhe Lilaj ishin te Skënderbeu, ndërsa Guri ishte te Kukësi.

Kombëtarja është kombëtare dhe do të luftojmë për t’i fituar ndeshjet. Lojtarët do të hyjnë për të bërë një ndeshje serioze, sepse po të humbim, mposhtemi të gjithë si ekip”, ka përfunduar trajneri i kuqezinjve./ newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066661834716797
array(1) { ["section"]=> string(118) "pas-humbjes-shkaterruese-flet-panucci-pyesni-duken-c-do-vendose-pse-do-qaj-se-humbi-shqiperia-deklarata-e-plote-142072" }