Pas kallëzimit, Gjiknuri sulmon KLSH: Vegla e mbetur në dorë të PD-së

Publikuar tek: politike, më 18:23 14-10-2015 Pas kallëzimit, Gjiknuri sulmon KLSH: Vegla e mbetur në dorë të PD-së

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri me anë të një deklarate për mediat ka reaguar për kallëzimin penal të KLSH-së, lidhur me marrëveshjen me CEZ.

Gjiknuri e ka konsideruar veprimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit si tërësisht politik, i nxitur nga Partia Demokratike, duke u vënë në funksion të kësaj të fundit për shkak të emërimit që ajo i bëri Bujar Leskajt në krye të këtij instiucioni gjatë kohës që qeveriste vendin.

Sipas ministrit të kallzëuar penalisht nga KLSH, ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka paralajmëruar publikimin e këtij vendimi në sallën e Kuvendit. Ai ka theksuar se akuza se shtetit i është shkaktuar një dëm prej 352 milionë euro është tërësisht politike.

“Qeveria u njoh me raportin e KLSh, i paralajmëruar me kohë nga Berisha në Kuvend. Sot KLSH është vënë nën kontrollin e mazhorancës së djeshme që emëroi kryetarin aktual. Siç shihet qartë, në raport nuk citohet asnjë ligj dhe asnjë gërmë e shkelur nga grupi i mandatuar nga qeveria. Marrëveshja me CEZ është asistuar nga tre ministra dhe vlera e dëmit 352 milionë euro është politike. Në raport mungojnë përgjegjësitë e atyre që lidhën fillimisht kontratën me CEZ. Ironikisht po në këtë pjesë që përbën thelbin e të gjithë katrahurës, KLSh ngre duart lart, pasi e gjithë periudha 4 vjeçare i lihet Kuvendit të hetojë, veprim ky që dëshmon se ky institucion është në duar të PD-së. Qeveria deklaron se marrëveshja është zgjidhja më e mirë për sektorin e energjitik. Qeveria po përgatit të gjithë dosjen e plotë për të gjitha përgjegjësitë deri tek drejtuesit e lartë të mazhorancës së kaluar, që kanë pasur me veprimet apo mos veprimet e tyre që çuan në degradimin e sitemit energjitik. KLSH është vegla e tyre e mbetur në dispozicion”, u shpreh Gjiknuri. 

Lexo edhe: CEZ/ Dëm 479 milionë euro, kallëzohen penalisht ministri Gjiknuri dhe avokati i shtetit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet letra e Brahos: Rama dhe Basha dhanë garanci për lirimin e Ismailajt, edhe SHBA kundër Metës
Rama shpërblen me poste Flamur Bimen dhe Fadil Nasufin »
Article Logic
Execution time: 0.024086952209473
array(1) { ["section"]=> string(73) "pas-kallezimit-gjiknuri-sulmon-klsh-vegla-e-mbetur-ne-dore-te-pd-se-23122" }