Pas kallëzimit të Ramës, Paloka: Do kërkojmë tabulatet telefonike, është i lidhur me krimin

Publikuar tek: politike, më 13:45 09-03-2015 Pas kallëzimit të Ramës, Paloka: Do kërkojmë tabulatet telefonike, është i lidhur me krimin Edi Paloka

Kryetari I Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka deklaron se do t’I kërkojë gjykatës që t’I vërë në dispozicion tabulatet telefonike të Edi Ramës. Kryeministri Rama ka bërë kallëzim penal ndaj dy deputetëve të PD, Edi Paloka dhe Arben Ristani , të cilët i ka akuzuar për shpifje pas akuzave të bëra nga deputetët se qeveria me në krye Ramën është e lidhur me krimin.

“Kjo qeveri është e lidhur me krimin dhe absolutisht këtë nuk mund t andryshojë asnjë vendim dhe asgjë tjetër. Së pari provat do t’I paraqesë avokati. Po ju bëj të ditur publikisht që në seancën tjetër do t’I kërkojmë gjykatës të na vërë në dispozicion tabulatet e kryeministrit që do tregojnë komunikimet e tij me krimin. Periudhën mos ta bëjmë të qartë, që kryeministri të mos fillojë të fshijë mesazhet. Bëhet fjalë për bindjen e Partisë Demokratike që kjo qeveri është e lidhur me krimin. Bindja vjen nga provat.”, tha sot Paloka.

Pas seancës në Gjykatën e Lartë, me deputetin e Partisë Demokratike Arben Ristanin, kryeministri Rama ka deklaruar para mediave se ka ardhur koha t’i jepet fund politikës shpifëse.

“Kjo është koha t’i japim  fund politikës që jeton me shpifje pasi politika e shpifjes çorodit opinionin publik duke dëmtuar dhe turpëruar Shqipërinë  në sytë e ndërkombëtarëve. Unë do bëj gjithcka kam në dorë në këtë betejë mes europës dhe mesjetës, mes të ardhmes dhe së shkuarës “, u shpreh kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mhill Fufi braktis Komisionin e Ligjeve: Të zgjidhet çështja e Metës
Ambasadori Lu takim me ministrin Koka: I surprizuar nga Moratoriumi i Gjuetisë »
Article Logic
Execution time: 0.01886510848999
array(1) { ["section"]=> string(93) "pas-kallezimit-te-rames-paloka-do-kerkojme-tabulatet-telefonike-eshte-i-lidhur-me-krimin-5359" }