Pas kufjeve dhe muzikës, ministrja Harito na zbulon një tjetër pasion...biçikletën (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:04 22-09-2015 Pas kufjeve dhe muzikës, ministrja Harito na zbulon një tjetër pasion...biçikletën (FOTO) Ministrja harito në ditën pa makina

Ministrja Milena Harito për ditë të tëra u vu në qendër të mediave e rrjeteve sociale për faktin që dëgjonte muzikë në Kuvend. Ministrja nxirrte kufjet dhe i vinte në vesh sa herë që ish-kryeministri Berisha fliste nga foltorja. Por duket se muzika nuk është i vetmi pasion që ka ministrja.

Harito zbulon në profilin e saj, pikërisht sot në ditën pa makina, se biçikleta është një pasion i vjetër ndërsa këshillon se duhet përdorur më shpesh .

“Biçikleta, një pasion i vjetër, që sigurisht do duhet ta përdor më shpesh. Për një qytet më të pastër, me më shumë ajër dhe qetësi për të gjithë”, shkruan ministrja Harito  e cila në këto foto shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Dhe ç'eshtë më e rëndësishmja...pa kufje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030484914779663
array(1) { ["section"]=> string(90) "pas-kufjeve-dhe-muzikes-ministrja-harito-na-zbulon-nje-tjeter-pasion-bicikleten-foto-21390" }