Pas kuksianëve, Basha takon artistët e TK: Rama i urren, vuan nga kompleksi si ish-artist! Teatri nuk do shembet

Publikuar tek: kulture-art, më 11:22 07-04-2018 Pas kuksianëve, Basha takon artistët e TK: Rama i urren, vuan nga kompleksi si ish-artist! Teatri nuk do shembet

Pas takimit me kuksianët protestues të Rrugës së Kombit, sot kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia blu krah disa artistëve të Teatrit Kombëtar.

Basha tha prerë se PD është kundër projektit të Teatrit Kombëtar dhe PD do luftojë fort që teatri mos prishet. “Zoti Rama ka patur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullën, ndaj si opozitë nuk jemi habitur por jemi revoltuar nga ky shkatërrim.

Qendrimi ynë, PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ne do qendrojmë në krah të artistëve dhe bëjmë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së artistëve, qendesa e artistëve është e drejtë. Është e rëndësishme të jemi në krah të tyre. Ne, opozita, do ndërtojmë bashkë me artistët një projekt Kombëtar për artin e kulturën, do e propozojmë në parlament e do e mbrojmë me forcat tona për vënien e nderit në vend të artistëve të cilët përcahen nga një njeri që vinte nga bota e artit, vinte se tani nuk është më dhe si duket ky është kompleksi i artistit që e con drejt urrejtjes. Rama e urren kulturën, do të asgjësojë elitën kombëtare, për të centralizuar gjithçka”, tha Basha ndërsa siguroi se teatri nuk do të shembet.

“Teatri nuk do shembet, ne do jemi aty megjithë forcën tonë kundër këtij projekti”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Ju vetë jeni artist', Kastriot Tusha rikujton momentin e sikletshëm me gazetaren
Varri i Pashko Vasës ka nevojë për riparim urgjent, kërkohet ndihmë »
Article Logic
Execution time: 0.017959117889404
array(1) { ["section"]=> string(115) "pas-kuksianeve-basha-takon-artistet-e-tk-rama-i-urren-vuan-nga-kompleksi-si-ish-artist-teatri-nuk-do-shembet-116020" }