Pas letrës së hapur të Patozit, flet Ristani për bisedën telefonike me kryetarin e degës në Delvinë

Publikuar tek: politike, më 20:03 13-06-2015 Pas letrës së hapur të Patozit, flet Ristani për bisedën telefonike me kryetarin e degës në Delvinë

Pas letrës së hapur të Astrit Patozit “po na i vrasin para syve tanë”, edhe sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka treguar një bisedë telefonike me kreun e degës së PD në Delvinë, që sipas sekretarit, e njoftoi se “drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes, nga Fatos Llalla”.

 “Ndërkohë që po lexoja letrën e hapur të mikut dhe kolegut tim, Astrit Patozi ku ai fliste për vrasje të zgjedhjeve dhe zgjedhësve në Vorë, më bie zilja e telefonit.
Kryetari i degës së PD Delvinë më njofton se drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes, nga Fatos Llalla. Ky i fundit aktualisht Drejtor i zyrës Arsimore Delvinë dhe sigurisht familjar i kandidatit nga LSI”, denoncon Ristani i cili mandej akuzon LSI për “terror”.


“Delvinjotët ashtu si edhe Sarandiotët që nuk ua kursen dhunën, presionin, largimin nga puna, pasha Kocua, janë të vendosur të perdorin votën e tyre për ti kthyer kusurin këtyre banditëve.
Po bëjnë gjithcka për të manipuluar zgjedhjet, në Durrës, Kavajë, Vorë, Shkodër, Delvinë e Sarandë. Kane gjunjezuar institucionet e pavarura dhe drejtesinë, kanë blerë, korruptuar dhe dhunuar medjat, kanë trembur dhe mbyllur bizneset, presojne administratën shtetrore etj etj. Duket sikur reja e zeze e diktatures po mbulon vendin. Eshte detyra historike e opozitës dhe e PD qe te ringjalle frymën e protestës popullore, me votë dhe mjete demokratike për të shpetuar vendin nga kjo mynxyrë", përmbyll Ristani.

Lexo edhe: Letër e hapur e Astrit Patozit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letër e hapur e Astrit Patozit
Fushatë për Gjergj Bojaxhi nga Athina në stacionet e autobusave (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.025067090988159
array(1) { ["section"]=> string(104) "pas-letres-se-hapur-te-patozit-flet-ristani-per-biseden-telefonike-me-kryetarin-e-deges-ne-delvine-13490" }