Pas Lorik Canës, një tjetër futbollist largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Publikuar tek: sport, më 17:47 29-08-2016 Pas Lorik Canës, një tjetër futbollist largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Në listën e lojtarëve të zbardhur sot nga trajneri De Biazi për ndeshjen miqësore ndaj Marokut dhe atë zyrtare kundër Maqedonisë binte në sy fakti që janë 4 portierë të grumbulluar.

Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi dhe Thoma Strakosha janë në listën e Kombëtares për dy takimet e radhës. Por, nga e gjithë kjo histori, logjika të çon se për Shehin, ndeshja miqësore kundër Marokut do të jetë e fundit për të me kombëtaren.

Më pas vendin e 38 vjeçarit do ta zërë Thoma Strakosha, i cili në listën e zbardhur sot është i shenjuar, duke sqaruar në fund të listës se portieri i Lacios do të mbërrijë në ekip më 3 shtator, pra do të jetë gati për ndeshjen kundër Maqedonisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi: Nëse do kisha mundësi të dytë, Rashica do qëndronte sërish në shtëpi
Federata e Mundjes me dy presidentë, FSHM: Ja arsyet se përse Arben Ndoka nuk është i ligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0042500495910645
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-lorik-canes-nje-tjeter-futbollist-largohet-nga-kombetarja-shqiptare-51211" }