Pas martesës 10 vjeçare, Aurela Hoxha “kapet mat” me të dashurin e ri biznesmen (FOTOT)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:15 15-03-2017 Pas martesës 10 vjeçare, Aurela Hoxha “kapet mat” me të dashurin e ri biznesmen (FOTOT)

Që prej ndarjes nga bashkëshorti, me të cilin pati një martesë më shumë se 10-vjeçare, Aurela Hoxha nuk ka folur më për jetën e saj private, ndonëse kurioziteti ka qenë i madh. 

Prej javësh qarkullojnë thashetheme se ajo tashmë ka krijuar një lidhje të re, por deri më tani asgjë nuk është pranuar nga blogerja bukuroshe. Megjithatë Bordo ka hulumtuar rreth kësaj lidhje dhe zbuloi se Aurela po jeton prej muajsh një histori të bukur dashurie me një biznesmen me origjinë nga Miloti. 

Alban quhet djali që i ka vjedhur zemrën blogeres dhe duket se ata po jetojnë një marrëdhënie tepër intensive. Në udhëtimet e shpeshta të Aurelës kohëve të fundit nëpër vende ekzotike, duket se ka patur shoqërues pikërisht të dashurin e ri Albanin. 

Bordo ka siguruar disa foto ekskluzive të çiftit, i cili ishte mbrëmë duke u argëtuar në një prej lokaleve të natës në Tiranë. Aurela dhe Albani ishin me grup shoqëror, por herë pas here nuk ngurronin të shfaqnin afeksion ndaj njëri-tjetrit.

a4_1489575213-1521685.jpgrt.jpgrgg.jpgqe.jpggrgfvd.jpggrg.jpgfdv.jpgfb.jpga10_1489575217-1209930.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lori kthehet nga pushimet, por Sara Hoxha e ngacmon publikisht, shihni çfarë i komenton (FOTO)
Festa e pazakontë e ish-banorëve të ‘Big Brother Albania’ »
Article Logic
Execution time: 0.019150972366333
array(1) { ["section"]=> string(88) "pas-marteses-10-vjecare-aurela-hoxha-kapet-mat-me-te-dashurin-e-ri-biznesmen-fotot-71979" }