Pas mbështetjes për Bojaxhiun, Aliaj: Pushteti s’më ka thyer dot, s’kam marrë leje ndërtimi as nga Rama e as nga Basha

Publikuar tek: politike, më 08:21 16-04-2015 Pas mbështetjes për Bojaxhiun, Aliaj: Pushteti s’më ka thyer dot, s’kam marrë leje ndërtimi as nga Rama e as nga Basha Besnik Aliaj

Reagon për së dyti në profilin e tij në ‘’Facebook’’ kandidati i përfolur i PD-së për Bashkinë e Tiranës Besnik Aliaj. Aliaj ka bërë një analizë, duke i thënë opozitës që të mbështeste për Tiranën kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi. Por pas këtij propozimi, ai reagon sërish, duke thënë se mjaft e kishin mbështetur në këtë propozim, por edhe shumë e kishin sharë. Aliaj është përfolur si kandidat i PD-së për Tiranën, për të cilën PD-ja ka vendosur Halim Kosovën.

“Komenti im në fakt ishte shumë i sinqertë. Koha do provoje s'e kam të drejtë dhe se PD e opozitën e dua me shumë se sharlatanët dhe të fandaksurit që duan as mos të shohësh, as të dëgjosh e as flasësh njësoj si në kohën e qoftëlargut, si numëror në rresht. Por une borxh si kam askujt! As frikë s’kam patur e s’kam. Qoftë edhe nga kjo maxhorancë. Në jetën time jam përplasur me gjithë shtetin në emër të PD-së e opozites dhe nuk më është dridhur qerpiku. Ju siguroj se as pushteti s’më ka thyer dot. Madje kam provuar se kam njohur institucionin e dorëheqjes me dinjitet, edhe në ditet më të mira të PD-së e kur tjerët hanin thelat e pushtetit. As ndonjë leje ndërtimi apo projekte nuk kam marrë as nga Bashkia e Ramës as e Bashës. Përkundrazi kam dhënë kontributin tim modest por me dinjitet. Do vijoj ta jap prapë në se do duhet e vleresohet. Pak rëndësi kanë të tjerat.’’, shkruan Aliaj.

Sipas tij, ka patur plotësisht të drejtë të thotë mendimin, pa i marrë lejen askujt pasi mediet kanë mbi një muaj që i përmendin emrin për kandidim në Tiranë.

“Në se s'u pëlqen s’ka asnjë problem. Fakti është se edhe në këtë moment as maxhoranca as opozita s’kanë shpallur asgjë as de fakto, as de jure. Ndaj çdo alibi se unë u shpreha kështu dhe tani nga zhgënjimi bie mjerisht. Unë vijoj të mbetem një antar i thjeshtë i opozites. Sepse dredhirat politike dhe ornamentet orientale s’janë pjesë e kulturës sime. Por as kurajo për të vërtetën s'më mungon. Jam i bindur se PD ka aq burra të mençur sa të dëgjojnë shqetësimin që une ngre, në kushtet kur këtë duhet ta kishin bërë me kohë dhe formalisht strukturat e caktuara.”, shprehet Aliaj.

Siç edhe e mbyll reagimin e tij, nuk ka kohë të merret me pallavrat për armiq dhe përrallat me konspiracione ‘’se s’kam kohë ngaqë përvesh mëngët çdo ditë nga mëngjesi në darkë si çdo shqiptar i mirë që punon e nuk merret me llafe’’. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PR-ja mbështet kandidimin e Dumës, Mediu: Duam ta fitojmë Durrësin
Rama nga Vlora prezanton nesër kandidatët për zgjedhjet lokale »
Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979
array(1) { ["section"]=> string(120) "pas-mbeshtetjes-per-bojaxhiun-aliaj-pushteti-s-me-ka-thyer-dot-s-kam-marre-leje-ndertimi-as-nga-rama-e-as-nga-basha-8849" }