Pas mbledhjes së PS flasin Gjylameti e Ahmetaj, vendimi për zgjedhjet e kryetarit: Kompetenca do t’i kalojë Kongresit

Publikuar tek: politike, më 15:33 08-02-2016 Pas mbledhjes së PS flasin Gjylameti e Ahmetaj, vendimi për zgjedhjet e kryetarit: Kompetenca do t’i kalojë Kongresit

Përfundon mbledhja e socialistëve në selinë e PS, nga ku është rënë dakort që vendimi për zgjedhjet e kryetarit të kësaj partie, t’i delegohet Kongresit. Blerina Gjylameti, deputete e PS, ka deklaruar për mediat se është Kongresi ai që do përcaktojë statusin e PS ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se në mbledhje u parashtruan reformat e qeverisë dhe nuk u fol për ministri specifike.

“Asambleja e PS që në verë vendosi t’ia kalojë kongesit që do përcaktojë statutin e PS. Po meqë kemi dhe kolegë që kanë shqetësimin për prçesin e zgjedhjeve në PS, ne presim vendim e kongresit për zgjedhjet e kryetarit të PS.

Delgatët kanë zgedhje një anëtar një votë, çdo anëtar voton për delegatët. Ky  proces po përfundon, në gjithë Shqipërinë do kemi zgjedhje për delegatët “, tha Gjylameti.

“Ishte një parashtrim i gjithë reformave të qeverisë jo ministrive specifike, u fol për ekonominë.

Ndonjë deputet edhe mund të ketë patur paqartësi po grupi është i qartë i bindur, aspak asnjë fije nuk kemi lëvizur gjatë programit të PS qëkur kur kemi qenë në opozitë”, tha Ahmetaj duke u ndalur edhe te konçensionet.

“Partneriteti publik privat për të thithur sa më shumë investime dhe po e bëjmë” .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati në Partinë Socialiste, Blushi flet për shkelje të statutit. I plotë raporti që deputeti u dorëzoi në tryezë socialistëve
Ksera apelon vendimin e Gjykatës, kërkon lirinë »
Article Logic
Execution time: 0.025992870330811
array(1) { ["section"]=> string(121) "pas-mbledhjes-se-ps-flasin-gjylameti-e-ahmetaj-vendimi-per-zgjedhjet-e-kryetarit-kompetenca-do-t-i-kaloje-kongresit-32052" }