Pas mbylljes së Ambasadës, Bushati vizitë në Argjentinë, takohet me shqiptarët

Publikuar tek: politike, më 17:42 02-11-2015 Pas mbylljes së Ambasadës, Bushati vizitë në Argjentinë, takohet me shqiptarët

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka udhëtuar drejt Argjentinës në Amerikën e Jugut për të zhviluar atje takime me liderët vendas, si dhe me diasporën shqiptare në këtë shtet, e cila është në një numër të konsiderueshëm.

“Mbërrita në Buenos Aires për një seri takimet të rëndësishme përfshirë atë me diasporën shqiptare”, shkruan Bushati.

Argjentina është një vend që ka mbajtur qëndrim tepër të fortë kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo është vizita e parë një ministri të Jashtëm shqiptar në Argjentinë që prej vitit 2012, kur Shqipëria vendosi të mbyll ambasadën tonë në këtë vend. Vendimi u mor nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ministër i Jashtëm ishte Edmond Haxhinasto.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.31977105140686
array(1) { ["section"]=> string(82) "pas-mbylljes-se-ambasades-bushati-vizite-ne-argjentine-takohet-me-shqiptaret-24512" }