Pas Metës, opozita kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin ‘Cakaj’

Publikuar tek: politike, më 18:45 11-01-2019 Pas Metës, opozita kërkesë Kuvendit: Komision Hetimor për rastin ‘Cakaj’

Opozita ka kërkuar ngritjen e një Komosioni Hetimor për të hetuar se si Gent Cakaj u pajis me  certifikatën e sigurisë vetëm 24 orë përpara kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për dekretim si Ministër i Jashtëm.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ngritur 4 çështje për të cilat i kërkojnë Kuvendit komision hetimor.

Kujtojmë se edhe presidenti Ilir Meta kërkoi ditën e sotme ngritjen e komisonit hetimor për hetimin e veprimtarisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar.

Letra e plotë:

KOMISION HETIMOR PËR SHKELJEN E LIGJIT NGA DSIK, ZËVENDËSMINISTRI I JAHSTËM GENTI CAKAJ DHE ROLI I EDI RAMËS NË KËTË SKANDAL QË RREZIKON  SIGURINË KOMBËTARE DHE TË NATOS-s.

Opozita dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë nëse DSIK e ka zbatuar ligjin për pajisjen e zëvendësministrit të jahstëm Gent Cakaj me certifikatë sigurie dhe si është zbatuar ligji për administrimin dhe përpunimin e informacioneve pa qenë i pajisur më parë me këtë dokument.

Në kërkesën e opozitës janë 4 çështje që janë objekt i hetimit parlamentar, i cili u paralajmërua një ditë më parë nga kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë emisionit Opinion. Bie në sy se një nga personat që do të hetohet nga parlamenti është kryeministri Edi Rama për rolin e tij në shkeljen e rregullave për garantimin e sekretit shtetëror. 4 çështjet objekt i komisionit hetimor të kërkuar nga opozita janë:

1. Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të veprimeve të institucioneve shtetërore në pajisjen e z. Gent Cakaj me “certifikatë sigurie” nga DSIK;

2. Roli i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrave përgjegjës në shkeljen e procedurave dhe rregullave për garantimin e informacionit “sekret shteërore” dhe shkeljen e procedurave për pajisjen e z. Cakaj me “certifikatë sigurie”;

3. Arsyet e moszbatimit të ligjit nga z. Gent Cakaj për mbi 7 muaj dhe pasojat që ka sjellë për sigurinë kombëtare dhe angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE;

4. Autoritetet përgjegjëse që kanë lejuar z. Cakaj, të administrojë dhe përpunojë informacion të klasifikuar, pa qenë më parë i pajisur me “certifikatë sigurie”.

Kërkesa e opozitës për komision hetimor merr shkas nga informacionet zyrtare të paraqitura në dekretin e Presidentit për refuzimin e dekretimit të Genti Cakaj si Ministër i Jashtëm. Dokumentacion konfirmon se:

· DSIK e ka pajisur Genti Cakajn me një certifikatë sigurie 5 vjeccare brenda 24 orësh në kundërshtim me ligjin, i cili detyron që procedura për certifikatën brenda ditësh ka afat vetëm 1 mujor.

· DSIK nuk ka verifikuar Genti Cakajn në vendet ku ai ka jetuar gjatë, sin ë Belgjikë dhe Hungari.

· Genti Cakaj ka refuzuar për 7 muaj të kërkojë certifikatë sigurie, si person që trajton informacion të klasifikuar si sekret shtetëror nga NATO dhe BE, pavarësisht se strukturat e Ministrisë së Jashtme e kanë vënë në dijeni me shkresë zyrtare. 

· Neglizhenca e zëvendësministrit të Jashtëm duke refuzuar të pajiset me certifikatë sigurie prej 7 muajsh ka ccuar nëzbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Në kërkesën e saj, opozita thekson se këto konstatime evidentojnë një situatë të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe ngrenë dyshime serioze mbi cenimin e detyrimeve që vendi ynë ka si vend anëtar i NATOS. “Në këto kushte, është ne detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të ushtrojë kontroll parlamentar dhe eventualisht të individualizojë përgjegjësitë e institucioneve shtetërore në këtë çështje.”-thuhet në kërkesë.

Opozita kërkon që komisioni të ketë 9 anëtarë, ku kryetari të jetë nga PD, si dhe një afat kohor prej 3 muajsh. Sipas rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhet të mblidhet jo më vonë se 5 ditë nga dorëzimi i kërkesës për të diskutuar kërkesën, përbërjen e komisionit, si dhe caktimin e datës së miratimit në Kuvend në seancën plenare më të afërt.

xcbgch.jpg

jkl;.jpg

kl;.jpg

okl'jh.jpg

klp;;.jpg

jkol.jpg

jk;.jpg

wreset.jpg

awerstsd.jpg

kikh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mosdekretimi i Gent Cakajt, ish-ambasadori: Ja DY zgjidhjet alternative për krizën
Votimi i ndyshimeve kushtetuese në Maqedoni, reagon Bushati: Partitë shqiptare provuan se janë faktor vendimtar »
Article Logic
Execution time: 0.026015996932983
array(1) { ["section"]=> string(75) "pas-metes-opozita-kerkese-kuvendit-komision-hetimor-per-rastin-cakaj-148405" }