Pas ministrave, vajzat e ekraneve tregojnë për kë bëjnë tifo në Euro 2016. Surprizon Iva Tiço

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:06 15-06-2016 Pas ministrave, vajzat e ekraneve tregojnë për kë bëjnë tifo në Euro 2016. Surprizon Iva Tiço

Nga newsport.al- Europiani i ka përfshirë të gjithë, nga fëmijët të rriturit njerëzit e politikës , ekranit.Të gjithë bëjnë tifo për skuadrën e zemrës ,Shqipërinë që për të parën herë merr pjesë në një kompeticion të këtij niveli. Femrat dhe futbolli gjithmonë janë parë si dy terma që nuk mund të kenë lidhje mes tyre. Po nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa nga moderatoret më të njohura në ekranet shqiptare. Në intervistat ekskluzive dhënë për newsport.al femrat e pushtetshme të ekraneve tona që jemi mësuar ti shohim cdo ditë nga televizori janë edhe tifoze shumë të zjarrta ndër të tjera.

 Kanë një të përbashkët të gjitha ,mbi çdo skuadër tjetër Shqipëria . Të gjitha besojnë te kualifikimi i Shqipërisë për kalimin e fazës së grupeve. Në pyetjen se kush zëvëndëson Shqipërinë nëse nuk e vazhdon aventurën Europiane disa e kanë të vështirë të gjejnë një skuadër të dytë , disa të tjera kanë menduar edhe për për skuadrën e dytë në listë.

vajzat_copy.png

Mira Kazhani prezantuese e Wake Up në TCH

Në këtë kampionat jam vetëm me Shqipërinë dhe asnjë skuadër tjetër. Sot, mendoj se Shqipëri – Francë do të dalë barazim.

Nëse skualifikohemi? Sigurisht që do të vazhdoj ta shoh Euro2016. Por do të bëj tifozllik për ndonjë ekip të lodhur nga inati nëse skualifikohemi. Madje, tani që po e mendoj, nëse ikën Shqipëria nga Euro2016, do të bëhem me Zvicrën, meqënëse aty luajnë 6 shqiptarë. Pra, më duhet të them se do bëj tifo për shqiptarët e Zvicrës. Nuk jam ndonjë tifoze e madhe dhe nuk e njoh futbollin, kështu që më mbëtet vetëm tifozlliku patriotic.

Anjeza Maja, moderatore TCH

Shqipëria? Ka shumë shance kualifikimi nëse barazon sot dhe fiton me Rumaninë. Them se do kualifikohemi. Unë shpresoj shumë për ndeshjen e sotme. Franca sot nuk do ta fitojë ndeshjen. Kanë shumë presion. Por, edhe nëse nuk do të mund të kualifikohemi, kënaqësi e madhe që morëm pjesë në Euro2016. Pas kësaj, zgjidhja ime e vetme, Gjermania…

Iva Tiço, gazetare

Për Euro2016? Unë as nuk e di se kur luan Shqipëria. Nuk kam parë kurrë ndonjë ndeshje futbolli në jetën time dhe as nuk do të shoh ndonjëherë. Eshtë e vetmja fushë ku nuk jap dot ndonjë mendim.

Ta them me vërte që nuk kam lidhje me futbollin. Dhe ndoshta është më mirë, se nuk do bëjmë komente gjithandej.

Albana Osmani, moderatore.

Bëj tifo për Shqipërinë si kurrë më parë. Si të gjithë shqiptarët. Besoj se Shqipëria kualifikohet. Teknikisht kjo duket e pamundur pasi loja sot me Francën që është një nga skuadrat pretendente për të fituar Euro2016 është e vështirë. Kjo falë triumfeve të mëparshme dhe faktit që luajnë në shtëpinë e tyre.

Besoj se ekipi jonë sot do të jetë i mobilizuar për të rezistuar fort e pse jo për të shënuar. Për më tepër se çdo gjë besoj Fati ose Zoti do të jetë me ne. Ose kështu lutem. Sido që të jetë rezultati, do të thoja se ne jemi më shumë se të fituar pasi jemi në Europianin e ëndërruar dhe zemrën e kemi plot. Të priftë e mbara, Shqipëri!

Rezarta Delisula, zv.kryeredaktore Gazeta Shqiptare

Përveç euforisë gjithpërfshirëse e shpresës, mendoj se shancet e Shqipërisë për të kaluar grupin janë minimale, për të mos thënë fare. Kjo, pasi Franca është pretendente kryesore për të fituar Europianin, ndërsa Rumania një ekip i konsoliduar që do të ecë mirë këtë kampionat.

Gjithësesi e rëndësishme është që përmes këtij ekipi Shqipëria u bë pjesë e Europianit. Sa i përket tifos për ndonje ekip tjetër, nuk kam një të tillë, por do të doja shumë që një ekip ballkanik psh Kroacia, të ishte në finale.

Ilva Tare, drejtore informacioni Ora News

Të shohim ndeshjen e sotme me Francën. Dhe më pas duhet të bëjmë ndonjë parashikim. Më duhet të them se jam vetëm me Shqipërinë dhe De Biassin.

Po nëse nuk kualifikohemi? Po ku kam kohë të shohë unë ndeshje pas kësaj…Po megjithatë, me Gjermani.

Rudina Xhunga drejtuese e emisionit ''Dritare nga Rudina Xhunga'' , në Vizion Plus

Shqipëria. Vetëm Shqipëria, pa të nuk ka Evropian për mua. Newsport.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019511938095093
array(1) { ["section"]=> string(97) "pas-ministrave-vajzat-e-ekraneve-tregojne-per-ke-bejne-tifo-ne-euro-2016-surprizon-iva-tico-43581" }