Pas mishit të kalbur nga Brazili, një tjetër produkt i frikshëm qarkullon në tregjet shqiptare, çfarë po hamë?

Publikuar tek: ekonomi, më 11:34 04-04-2017 Pas mishit të kalbur nga Brazili, një tjetër produkt i frikshëm qarkullon në tregjet shqiptare, çfarë po hamë?

E kuqe dhe këndshme nga jashtë, por brenda është vërtetë e frikshme.

Domatet që po qarkullojnë në tregjet shqiptare nuk ngjajnë aspak si të tillë sapo i hap për t’i konsumuar. Gazetarja e “Thumb” Aulona Musta publikon në profilin e saj në facebook fotot e një dometeje, në zemër të së cilës gjen rrënjë të zhvilluara, duke krijuar një pamje të frikshme.

Ajo shkruan se pamjet e këtij perimi i kanë mbërritur me mesazh në facebook, si denoncim nga një qytetare.

“E tmerrshmeeeeee! Shikoni çfare më solli një zonjë në inbox. Si mund të bëhet domatja kështu? Çfare jemi duke ngrënë?!!!”, shkruan Musta në postimin e saj.

Specialistët kanë sqaruar më herët se në shumë raste fermerët abuzojnë me pesticidet që u hedhin fidanëve për rritjen e shpejtë të frutave dhe perimeve, duke bërë që këto të fundit të marrin pamje të tilla, si në foto.

Pak ditë më parë, u ngrit edhe një tjetër alarm lidhur me produktet që konsumojnë shqiptarët, ai i mishit të kalbur që importohej nga Brazili. Ndonëse AKU nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, kjo situatë ka alarmuar shqiptarët, mbi atë ç’ka hanë. 

 

17634630_2067219156858515_1087267922521962602_n.jpg

 

17760244_2067219206858510_4062264257658002532_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022710084915161
array(1) { ["section"]=> string(113) "pas-mishit-te-kalbur-nga-brazili-nje-tjeter-produkt-i-frikshem-qarkullon-ne-tregjet-shqiptare-cfare-po-hame-74055" }