Pas ndërroi ekipin përfaqësues, Amir Rrahmani prezantohet te Dinamo e Zagrebit

Publikuar tek: sport, më 13:29 30-08-2016 Pas ndërroi ekipin përfaqësues, Amir Rrahmani prezantohet te Dinamo e Zagrebit

Amir Rrahmani u transferua ditën e djeshme te Dinamo Zagrebit në Kroaci. Ish-qendërmbrojtësi kuqezi ishte pjesë e RNK Splitit, por së fundmi ai vendosi të vijojë karrierën e tij futbollistike te miliarderët e Zagrebit.

Ditën e sotme ai është prezantuar në skuadrën e re, duke i dhënë fund përfundimisht aventurës së tij me RNK Splitin, me të cilën kishte nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Edhe vetë futbollisti nga dita e sotme, bën me dije që është pjesë e Dinamos së Zagrebit. Ai falënderon RNK Splitin për gjithçka që i ka dhënë, me të cilin thekson se ka kaluar një sezon të bukur.

“Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, shkruan Rrahmani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062101125717163
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-nderroi-ekipin-perfaqesues-amir-rrahmani-prezantohet-te-dinamo-e-zagrebit-51304" }