Pas Nexhmije Hoxhës, Rudina Xhunga interviston…

Publikuar tek: politike, më 08:38 15-02-2016 Pas Nexhmije Hoxhës, Rudina Xhunga interviston…

Pas intervistës me Nexhmije Hoxhën, që shkaktoi një furtunë të vërtetë në media dhe te publiku shqiptar, Rudina Xhunga do të intervistojë kryeministrin Edi Rama.

“Sonte në Dritaren e Rudina Xhungës në Vizion Plus 21.00 LiveTV’’, shkruan vetë Rama, para transmetimit të intervistës.

Xhunga u përfol shumë për intervistën e fundit marrë bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha. Pas kritikave të ashpra gazetarja duket se nuk ka ndërmend të ulë ritmin e punës së saj në ‘’Vizion Plus’’, duke intervistuar vetë kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha I bëri Ramës në Kuvend akuza të ashpra lidhur me intervistën e Nexhmije Hoxhës. Sipas Berishës, intervista ishte e inskenuar nga Rama, me qëllim që shqiptarët të shikonin se sa keq ishim në regjimin komunist dhe sa ndryshe jemi tani. ‘’E ke bërë për të trembur shqiptarët’’, i tha Berisha-Ramës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Departamenti Amerikan i Shtetit publikon vizitën e Kerryt në Tiranë. Hedh fotot e takimeve, por jo ato me Bashën
Gazetarja shqiptare rrëfen çfarë i tha veçmas Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry »
Article Logic
Execution time: 0.052161931991577
array(1) { ["section"]=> string(51) "pas-nexhmije-hoxhes-rudina-xhunga-interviston-32589" }