Interesat e depozitave pësojnë nivelin më të ulët historik me më pak se 1%

Publikuar tek: ekonomi, më 11:42 03-07-2016 Interesat e depozitave pësojnë nivelin më të ulët historik me më pak se 1%

Në një afat kohor prej një viti, nëse do duam të kursejmë para, interesat që do marrim nga banka janë më pak se  1%. Duke pasur parasysh që duhet paguar dhe 15% mbi interesat e fituara, shuma që mbetet, sidomos për depozitat e vogla është minimale.

Sipas statistikave të fundit të Bankës së Shqipërisë,  interesi mesatar vjetor i depozitave të reja në lekë në muajin maj ishte 0.84%, nga 0.93% në muajin e mëparshëm. Ky është niveli më i ulët historik i depozitave në lekë. Vetëm një vit më parë, kthyeshmëria nga depozitat 12 mujore ishte 1.6%.

Edhe norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte 0.84% në maj, nga 0.89% muajin e mëparshëm.

Kjo rënie e fitimeve nga depozitat ka ardhur si rrjedhojë e politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që ka ulur 15 herë normën bazë nga shtatori 2011, duke e zbritur nga 5.25% në 1.25% aktualisht.

Individët kanë reaguar duke zhvendosur kursimet në depozita më afatgjata (mbi 2 vjeçare), duke iu drejtuar fondeve të investimeve, apo dhe alternativave më pak të kontrolluara si bursat online, apo dhënien e parave me fajde.

 Rënia e interesave ka bërë që individët që kanë depozita me afat në lekë të dekurajohen dhe të heqin kursimet e tyre në banka, apo të mos i rinovojnë më ato. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo tendencë ka vijuar edhe në maj, teksa depozitat me afat të individëve kanë zbritur në 312.6 miliardë lekë, me një rënie prej 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

depozzitat.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027131080627441
array(1) { ["section"]=> string(99) "pas-nje-permiresimi-qe-paten-kohet-e-fundit-interesat-e-depozitave-bien-serish-me-me-pak-se-1-45380" }