Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta Hans-Joachim Lanksch, përkthyesi dhe albanologu i njohur gjerman

Publikuar tek: kulture-art, më 17:43 20-05-2019 Pas një sëmundje të rëndë, ndahet nga jeta Hans-Joachim Lanksch, përkthyesi dhe albanologu i njohur gjerman

Studiuesi, përkthyesi dhe albanologu, Hans-Joachim Lanksch ka ndërruar jetë sot më datë 20 maj 2019. Lanksch u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit pas një sëmundjeje të rëndë.

Hans-Joachim Lanksch lindi më 1943 në Braunschweig, Gjermani. Ai jetonte në Munich dhe ka studiuar gjuhë sllave, ballkanologji, albanologji dhe folklor. Ai njihet si përkthyes nga shqipja dhe gjuhët sllave në gjermanisht.

Ndër autorët e përkthyer nga shqipja në gjermanisht mund të përmendim Martin Camaj, Kasëm Trebeshina, Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe Vaxhid Xhelili. Në revista dhe antologji, ai botoi  përkthime të poezive nga Lasgush Poradeci, Mimoza Ahmeti, Primo Shllaku, Jamarbër Marko, Luljeta Lleshanaku, Visar Zhiti, Ledia Dushi, Kate Xukaro, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Mirko Gashi, Eqrem Basha, Edi Shukriu, Flora Brovina, Shaip Beqiri dhe  prozë të Elvira Dones dhe Anton Pashkut.

Hans-Joachim Lanksch është Laureat i çmimit Nikolaus Lenau, 1999 dhe i çmimit Penda e Argjendtë, 2002 për përkthimin në gjuhë të huaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023663997650146
array(1) { ["section"]=> string(112) "pas-nje-semundje-te-rende-ndahet-nga-jeta-hans-joachim-lanksch-perkthyesi-dhe-albanologu-i-njohur-gjerman-165023" }