Pas përjashtimit nga Kuvendi, reagon për herë të parë Sali Berisha

Publikuar tek: politike, më 16:29 22-04-2016 Pas përjashtimit nga Kuvendi, reagon për herë të parë Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të pas vendimit të Byrosë së Kuvendit, për ta përjashtuar atë 10 ditë nga ky institucion.

Në postimin në “Facebook”, Berisha ka zgjedhur të flasë për atë që ai e quan “Shqipëria e Edvin Shullazit”. Deputeti demokrat i mëshon idesë së tij që qytetarët të pajisen me armë, por sipas modelit amerikan, në zbatim të plotë të ligjeve.

Sigurisht që qëndrimi i Berishës ka ndryshuar shumë nga ai që mbajti një ditë më parë në Kuvend, ku kërkoi armatimin e shqiptarëve “për t’u mbrojtur nga bandat qeveritare”.

Postimi i plotë i Berishës:

Ne Shqiperine e Edvin Shullazit!!

- Banditi qe vjen dhe te vret mund te mbaje arme, kurse viktimes nuk i lejohet te kete arme per t'u mbrojtur

- Banditi qe vendos per ty "gjoben ose koken" eshte i armatosur nga shullazet e qeverise, kurse ty arma nuk te lejohet por duhet ti dorezosh atij gjoben ose koken!

- Banditi qe te rremben femijen, vajzen per trafikim mund te mbaje arme kurse ti nuk mund te kesh arme per te mbrojtur vajzen tende!

- Banditi qe vjen dhe te thyen dyqanin apo banesen mund te mbaje arme, kurse viktima nuk mundet kurresesi te mbajee arme per te mbrojtur pasurine, dyqanin apo shtepine e tij!

-Madje Policia e Saje qorrit nuk i regjistron me si krim vjedhjen e banesave.

Pavaresisht nga histeria kolektive e deputeteve te shullazeve te parlamentit dhe papagajve e bolinove te tyre ne media, ligji i Shqiperise iu njeh te drejten, ne perputhje me plotesimin e kritereve te stipuluara te tij, cdo qytetari shqiptar te rritur, te armembajtjes. Me gjithe kete, me arme, sipas udhezimit te shullazeve te qeverise, qe kane krijuar per xhepat e tyre tregun e zi te armeve, mund te pajisen me arme, vetem:

-Trafikantet, vrasesit, hajdutet dhe fanatiket e partise siçiliste.

- Ata qe japin ryshfet, te pakten 1-2 mije euro ne vartesi nga lloji i armes, per Saje qorrin dhe çunat e krimit!

-Ndryshimi i ligjit, ndalimi i armeve per shullazet e qeverise, shperndarja e tyre mbi baza partiake duhet te shpallen vepra te renda penale

Te pajisen me arme te gjithe personat qe plotesojne kushtet ligjore pa asnje diskriminim duke u bazuar ne modelin amerikan !!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko-Topallit: Unë dhe ti, dy histori të ndryshme politike
Zbardhet takimi Berisha - Donald Lu, çfarë u diskutua për deklaratën e “armatosjes”? »
Article Logic
Execution time: 0.0041592121124268
array(1) { ["section"]=> string(71) "pas-perjashtimit-nga-kuvendi-reagon-per-here-te-pare-sali-berisha-38387" }