Pas përmbytjeve, Emergjencat Civile paralajmërimin rrëshkitjen e dherave

Publikuar tek: barometri, më 08:20 06-12-2017 Pas përmbytjeve, Emergjencat Civile paralajmërimin rrëshkitjen e dherave

Situata e përmbytjeve që pushtoi gjithë vendin në fundjavën që lamë pas, duket se po shkon drejt normalizimit.

Por për Emergjencat Civile mobilizimi në punë vijon të jetë ende maksimal Duket se pas përmbytjeve që pushtuan zona të tëra në jug dhe veri të vendit, fokusi do të zhvendoset drejt zonave malore dhe kodrinore.

Fillimisht në zonat e thella malore vëmendja do të përqëndrohet për shkak të situatës së rreshjeve të borës që mund t’i bllokojnë këto zona.

Por një tjetër rrezik shumë serioz në zonat malore dhe kodrinore është edhe rrëshkitja e dherave. Nga rrëshkijta e tokave rrezikohen si shtëpitë, por edhe rrugët që mund të bllokohen, e favorizuar kjo edhe nga shpyllëzimi masiv që ka ndodhur vitet e fundit. 

Nisur nga kjo situatë, Emergjencat Civile bëjnë thirrje për vëmendje të qytetarëve për të shmangur çdo fatkeqësi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026561975479126
array(1) { ["section"]=> string(78) "pas-permbytjeve-emergjencat-civile-paralajmerimin-rreshkitjen-e-dherave-102115" }