Pas përplasjes për muxhahedinët, zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Iranin

Publikuar tek: politike, më 13:03 29-02-2016 Pas përplasjes për muxhahedinët, zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Iranin

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Islamike të Iranit.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Zv/Ministri Belortaja zhvilloi takime me Zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Majid Takht Ravanchi, Zv.ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Valiollah Afkhami dhe me kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Tehranit.

Gjatë takimeve, palët theksuan rëndësinë e rigjallërimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke vënë theksin në bashkëpunim ekonomik, tregtar dhe kulturor.

Palët ranë dakord që për të patur një bashkëpunim të mirë në të ardhmën do të ishte e nevojshme shkembimi i vizitave në nivele të ndryshme dhe plotësimi i kuadrit ligjor, sidomos e atij që do të lehtësonte bashkëpunimin ekonomik.

Vizita vjen në rrethanat e reja të krijuara në raportet e bashkësisë ndërkombëtare me Iranin pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes fuqive te mëdha dhe Iranit dhe nisjes së zbatimit të saj. Pak javë më parë, u bë publik lajmi se Shqipëria do të pranonte edhe 2000 muxhahedinë të tjerë, grup opozitar i regjimit në Teheran. Ndonëse publikisht nuk u bënë deklarata nga zyrtarët iranianë, ishte radio zyrtare e këtij shteti që kritikoi ashpër vendimin e qeverisë shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha takohet edhe me ambasadorin amerikan, Donald Lu
Saimir Tahiri për “New Europe”: Shqipëria e ka gati planin emergjent për refugjatët »
Article Logic
Execution time: 0.023141860961914
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-perplasjes-per-muxhahedinet-zv-ministri-i-jashtem-i-shqiperise-viziton-iranin-33817" }