Pas Ramës, Meta takim me Idrizin në ‘’Rogner’’. Shmang përgjigjen për ndryshimet në qeveri: Të bëjmë buxhetin

Publikuar tek: politike, më 13:08 06-11-2015 Pas Ramës, Meta takim me Idrizin në ‘’Rogner’’. Shmang përgjigjen për ndryshimet në qeveri: Të bëjmë buxhetin

Pas takimit 90 minutësh me kryeministrin Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta takon kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin. Meta, i cili ka takuar edhe më parë, Idrizin, prej disa minutash kanë qëndruar në bar-kafenë e Hotel Rogner, në afërsi të Kryeministrisë.

Pas kafes mes tyre Meta tha për buxhetin dhe ekonominë:

“Unë mendoj që këto janë çështje të cilat vijojnë të diskutohen, edhe vetë buxheti nuk është paraqitur si një projekt i tillë, pasi paraqitet fillojnë diskutimet dhe debatet. Ne kemi dëgjuar një ekspoze të përfaqësuesve të qeverisë dhe kemi paraqitur mendimet tona dhe jemi në vijim të këtij procesi.

Pastjetër që ka shqetësime dhe këto do t’i dëgjojmë përsëri, në ,mënyrë të strukturuar, do reflektojmë, për objektivat makro-ekonomike, domosdoshmërisht të përmirësohet çdo ditë klima ndaj biznesit dhe të vazhdojë formalizimi i ekonomisë”, tha Meta.

Por i pyetur nëse do të bëhen ndryshimet e qeverisë, Meta nuk dha një përgjigje direkte duke e shmangur, edhe me ‘’pretekstin’’ e takimit të një kushërire që po vinte drejt tij dhe që kishte kohë pa e takuar.

“E rëndësishme është të bëjmë një buxhet sa më të mirë dhe tani do takoj kushërirën time se kam kaq kohë pa e takuar’’, përfundoi Meta.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka diskutuar Meta me Idrizin, por  kohë më parë Idrizi ka dhënë disa sinjale të qarta që qeveria duhet të pësojë ndryshime. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Meta, kur tha se qeverisë i duhen impulse të reja, por e la në hije këtë tezë. Halil Hyseni, nga radhët e PDIU-së ka marrë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.

Një nga çështjet në diskutim duket se është edhe reforma në Drejtësi, për të cilën duhet mbështetje e gjerë, duke qenë se bëhet fjalë për prekjen e Kushtetutës dhe ndryshime në të.  Duket se Kuvendi do të ketë rol kryesor në ndryshimet Kushtetuese dhe miratimin e buxhetit. Dhe nuk dihet nëse ndryshimet në qeveri do të vendosen si ''kushte'', edhe pse u përfol gjerësisht për nevojën e ndryshimit të ministrave.

Megjithatë ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zbardhur atë çfarë është folur në takimin te "Vila  30" që ka zgjatur për më shumë se një orë mes dy aleatëve qeveritarë ku ishin të pranishëm dy liderat Rama-Meta, ministrat e kabinetit nga të dyja kampet si dhe krerët e grupeve parlamentare Ruçi e Vasili.

“U fol për gjendjen ekonomike dhe u rakordua për politikat buxhetore fiunanciare që aleanca do ndërmarrë në vitin 2016. Të gjitha propozimet janë të rakorduara dhe ka një qëndrim unik për atë që do bëjmë me ekonominë. Nuk ka taksa të rritura. Taksat do të ulen, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe turizmit”, tha Ahmetaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Ahmetaj zbardh çfarë u fol në takimin qeveritar Rama-Meta te "Vila 30"
Takimi Tahiri-De Maiziere: Shqiptarët në Gjermani, vetëm me anë të punësimit të ligjshëm »
Article Logic
Execution time: 0.025315046310425
array(1) { ["section"]=> string(108) "pas-rames-meta-takim-me-idrizin-ne-rogner-shmang-pergjigjen-per-ndryshimet-ne-qeveri-te-bejme-buxhetin-24806" }