Pas Ramës, reagon edhe Balla: Zëri yt i çjerrur është si partia e babit që të bëri kryetar. Ti Lul u dogje sot!

Publikuar tek: politike, më 15:14 08-12-2015 Pas Ramës, reagon edhe Balla: Zëri yt i çjerrur është si partia e babit që të bëri kryetar. Ti Lul u dogje sot!

Reagon pas kryeministrit Edi Rama, edhe deputeti socialist Taulant Balla. Ndërsa e para në radhët e socialistëve ka reaguar deputetja Esmeralda Shkaju.

Ja komenti i tij i plotë për djegien e bunkerit dhe thyerjen e xhamave të ministrive:

“RevoLULcioni i njerëzve të inkriminuar

Për ata që ndoshta e kishin harruar, sot ripanë fytyrën e vërtetë të një partie që krimin e ka program të partisë, dhunën e kanë statut, liderin dhe kryeliderin hajdut.

Dhuna dhe dhunuesit të fotografohen dhe të identifikohen të gjithë. Ligji të godasë me forcë. Policia dhe prokuroria të bëjnë detyrën në kushtet shkatërrimit të pronës publike.

Faturën e dëmeve nuk duhet ta paguajë buxheti i shqiptarëve, faturën ta paguajë frymëzuesi dhe kryefrymëzuesi i dhunës. PD të dëmshpërblejë dëmet.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet të fillojë pikërisht me këta dy.

Protesta e sotme ishte protesta e atyre që rrisnin kanabisin në Lazarat, ishte protesta e atyre që vidhnin energjinë elektrike, ishte protesta e atyre që nuk paguajne taksat, ishte protesta e ish-ministrave të korruptuar, për të cilët drejtesia ende po vonon. Protesta e sotme kishte shumë fytyra njerëzish në kërkim nga drejtësia.

Ja pse duhet reforma në drejtësi. Që krimi të mos ngrejë më dorë kundër shtetit.

Ja pse PD nuk e pranon reformën në drejtësi, sepse kjo parti është peng i njerëzve të inkriminuar.

Ja pse ne socialistet kemi përgjegjësinë historike ta bëjmë sa më shpejt këtë reformë. E vetmja rrugë që e shpëton këtë vend nga njerëz që vrasin kur janë në pushtet dhe shkatërrojnë kur populli i dënon të qëndrojnë në opozitë.

Dy fjalë Lulzim Bashës.

Zëri yt i çjerrur është njëlloj si partia e babit që të bëri kryetar. Ti Lul u dogje sot.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joleza Koka kapet me Sali Berishën dhe ja ç’i thotë për djegien e bunkerit kryetarja e FRESSH-it
Pas largimit të protestuesve nga bunkeri, reagon ministri i Brendshëm, Tahiri: Shfaqje e shëmtuar! »
Article Logic
Execution time: 0.031625032424927
array(1) { ["section"]=> string(113) "pas-rames-reagon-edhe-balla-zeri-yt-i-cjerrur-eshte-si-partia-e-babit-qe-te-beri-kryetar-ti-lul-u-dogje-sot-27252" }