Pas refuzimit nga Kuvendi, Nishani shpall procedurat për 2 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Publikuar tek: politike, më 09:22 17-04-2015 Pas refuzimit nga Kuvendi, Nishani shpall procedurat për 2 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka shpallur sot publikisht procedurat për plotësismin e dy vendeve të mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Shpallja e procedurave vjen pas refuzimit të Kuvendit të dy propozimeve që Nishani u bëri ligjvënësve: Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha.

“Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8897 dhe nr. 8898, datë 16 Janar 2015, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Aplikimi nis më 20 prill. Kandidatët do të duhet të dorëzojnë: Kërkesë me shkrim; fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën, ose nga Dhomat Kombëtare të Avokatisë, Noterisë, Përmbarimit, etj dhe fotokopje të dokumentit të identifikimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Besnik Aliaj kthen mendje, pas mbështetjes për Bojaxhiun i premton mbështetje rivalit Kosova
Edi Rama në Universitet në Vlorë, flet për rrugën evropiane të Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.1036639213562
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-refuzimit-nga-kuvendi-nishani-shpall-procedurat-per-2-gjyqtaret-e-gjykates-se-larte-8972" }