Pas refuzimit për pjesëmarrjen në paradën e Moskës, përfaqësitë e miqësisë Shqipëri-Rusi takohen

Publikuar tek: politike, më 13:44 14-04-2015 Pas refuzimit për pjesëmarrjen në paradën e Moskës, përfaqësitë e miqësisë Shqipëri-Rusi takohen Nga takimi mes përfaqësive të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Rusi

Në datën 10 prill në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Moskë u zhvillua një takim me përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Rusi-Shqipëri dhe të komunitetit shqiptar në Moskë. Takimi, siç thuhet edhe në faqen e ambasadës, kishte si qëllim prezantimin e Ambasadorit me këtë komunitet si dhe shkëmbimin e mendimeve për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Ky takim erdhi fill një ditë pasi Shqipëria refuzoi ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë.

Më 9 maj në Moskë do të zhvillohet parada ushtarake me rastin e 70 vjetorit të fitores mbi nazizmin por vendi ynë i ktheu përgjigje negative duke mbajtur kështu të njëjtin qëndrim me partnerët strategjikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Kandidatët e PS në Krujë dhe Kamëz do padisin deputetët e PD për shpifje
PD zyrtarizon Gjergji Meron për Bashkinë Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.018687009811401
array(1) { ["section"]=> string(100) "pas-refuzimit-per-pjesemarrjen-ne-paraden-e-moskes-perfaqesite-e-miqesise-shqiperi-rusi-takohen-8693" }