Pas sherrit me Beqajn, Deda i përvishet Braçes: Të ka lënë Zoti përgjysmë

Publikuar tek: politike, më 19:31 12-11-2015 Pas sherrit me Beqajn, Deda i përvishet Braçes: Të ka lënë Zoti përgjysmë

Ka kaluar vetëm një seancë parlamentare nga përplasja e deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, ku fyerjet ndaj njëri-tjetrit shkaktuan ndërprerjen e seancës që u pasua me një ndjesë publike të ministrit.

Por kësaj here Albina Deda është kapur me deputetin Erjon Braçe, duke i thënë fillimisht atij se e ka vendin te kopështi i lagjes, ndërsa më pas i thotë se “të ka lënë Zoti përgjysmë. Debati:

Erjon Braçe: Po i shqyen duart kjo. I shqeve duart moj.

Jozefina Topalli: Ashtu thua ai?

Albina Deda: Rreth 30 punonjës të spitalit të Rrëshenit janë hequr sot nga puna. Ta dijë se ministri do përballet me protesta të fuqishme. Ta dijë edhe znj.Leskaj...se është një 11 vjeçar në spital në rrezik për jetën...

Erjon Braçe: Ç’a është kjo moj?! S’është procedurë kjo oj zonjë...

Edmond Spaho: Ju s’keni të drejtë të ndërhyni nga vendi. Po shkelni rregulloren.

Erjon Braçe: Lere more rregulloren ti, më tregon mua rregulloren.

Edmond Spaho: Do t’ju nxjerr jashtë, ta dish. Çohu, dil jashtë.

Erjon Braçe: Më tregon rregulloren ti...

Albina Deda: O zotëri, mund të ketë vend edhe te kopshti i lagjes për ty, kështu që mund të ikësh.

Erjon Braçe: Oj zonjë, kujdes kur flet.

Albina Deda: Na u prek shumë ky që e ka lënë zoti përgjysmë. Të ketë kujdes kur flet për mua.

Olta Xhaçka: I dhash kohë nga pjesa ime një fjalimi shumë bajat

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Të dënojmë një herë ata që nuk janë dënuar asnjëherë
Ç’po ndodh me qeverinë? Rama takohet me Metën 2 herë në pak ditë, te “Vila 31" edhe ministrat »
Article Logic
Execution time: 0.021022081375122
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-sherrit-me-beqajn-deda-i-pervishet-braces-te-ka-lene-zoti-pergjysme-25285" }