Pas sherrit me Bleonën, Stefi i nevrikosur për të vëllanë Endrin: S’kam dashur të marrë pjesë

Publikuar tek: kulture-art, më 07:20 19-04-2016 Pas sherrit me Bleonën, Stefi i nevrikosur për të vëllanë Endrin: S’kam dashur të marrë pjesë Stefi dhe Endri Prifti dhe Bleona Qereti

Pas sherrit të Endri Priftit në skenë me Bleona Qeretin në spektaklin në TV Klan, reagon i nevrikosur vëllai i Endrit, Stefi. Ai rrëfen se nuk ka dashur që Endri të marrë pjesë, duke i dhënë kështu një përgjigje shumë të fortë produksionit.

Me Stefin është solidarizuar edhe këngëtarja Valbona Mema, e cila u kërkon artistëve që të bëjnë peticion për Bleona Qeretin, që të ikë nga juria.

“Unë u merzita shume dhe reagova me nje status sepse ju dua shume dhe e di vleren tuaj artistike..po ajo vajze nuk e din akoma se ç'fat eshte kur te vlereson nje publik.Duhet te bejm nje peticion te gjith artistet qe ajo te mos e ket me vendin aty’’

‘’ Valbona Mema faleminderit shume. Me te vertete ajo dhe te gjithe ata nuk dine, deri ku shkon shoë dhe c'fare eshte respekti per vleren artistike dhe njerezore’’, i është përgjigjur Stefi.

KOMENTI I PLOTË:

‘’Disa here u mata te shkruaj, disa here u terhoqa...! Do thoni ju: pse?! T'i nuk ta perton, flet edhe ne raste kur eshte veshtire te flasesh! Po ja... thosha me vete: - nuk ja vlen... he se pa te keq ky, pa te keq ai-ajo...!!

Ne fakt, jetojme ne Shqiperi dhe veshtire te gjesh njerez (edhe artiste apo producente...) qe, "pa te keq, te bejne mire..." Ka sa te duash qe, "pa te keq, te bejne keq..." dhe kam pershtypjen se, kjo po ndodh me vellain tim Endri Prifti ne emisioni i tv klan me regji Vera Grabocka-Alketa Vejsiu dhe juri Arjan Cani-Bleona Qereti-Bojken Lako.

Une, personalisht, nuk kam dashur qe Endri te mare pjese ne kete spektakel per shume arsye, por ne fund fitoi produksioni...! E di se do te kete shume pse, por mbase disa me kuptojne pa folur, te tjereve do ja u tregoj njehere tjeter.

Ajo qe me beri te shkruaj keto rreshta, eshte reagimi juaj publik i dashur, reagimet dhe komentet tuaja.  Vetem ju na shikoni dhe ndjeni per ate qe jemi!  Vetem ju na keni dhene mundesine te krijojme dhe interpretojme ne kaq shume vite! Vetem ju na keni dhene duartrokitje pa fund dhe emocione qe se bashku i kemi ndare! Jeni ju, qe keni konfirmuar "patenten" artistike-kombetare Endri dhe Stefi Prifti! Per te gjitha keto e shume te tjera une ju falenderoj me zemer.’’

Dje, Endri Prifti iu drejtua Bleona Qeretit që është në juri me fjalët se kur të mësonte të këndonte të shkonte për ta vlerësuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me pranverën mbërrijnë dhe turistët e parë në “Via Egnatia”
Migjeni dhe Luli i Vocër kthehen me një bust aty ku e kanë vendin…në Pukë »
Article Logic
Execution time: 0.020705938339233
array(1) { ["section"]=> string(97) "pas-sherrit-me-bleonen-stefi-i-nevrikosur-per-te-vellane-endrin-s-kam-dashur-te-marre-pjese-38029" }