Pas sherrit në facebook, dy deputetet demokrate gjejnë sërish paqe (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:45 23-08-2017 Pas sherrit në facebook, dy deputetet demokrate gjejnë sërish paqe (FOTO)

Një muaj më parë, dy deputetet, mikesha me njëra-tjetrën kaluan një episod jo fort të mirë.

Një ditë para zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD, ku kandidonte Lulzim Basha dhe Eduard Selami, dy deputetet Arbjola Halimi dhe Albina Deda u përfshinë në një sherr në rrjetet sociale me njëra-tjetrën.

Të njohura historikisht si kolege dhe si mikesha, kur erdhi puna te zgjedhja kryetarit miqësia e tyre pësoi një lëkundje të fortë, ndonëse Basha i la jashë listave të PD në 25 qershor. 

Halimi sulmonte Bashën, ndërsa Deda e mbronte, megjithatë duket se sërish ata kanë gjetur mirëkuptimin dhe janë pajtuar me njëra-tjetrën.

Këtë fakt e vërtetojnë këto foto të postuara orët e fundit nga deputetja Arbjola Halimi në facebook. Ata shfaqen nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe disa mikeshave të tjera teksa konsumojnë nga një freskuese.  

 

deputetet.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070111751556396
array(1) { ["section"]=> string(76) "pas-sherrit-ne-facebook-dy-deputetet-demokrate-gjejne-serish-paqe-foto-89897" }