Pas shkarkimit, Haki Çako shfaqet i qeshur në Drejtorinë e Policisë, u drejtohet gazetarëve vetëm me një fjalë (FOTO NË BRENDËSI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:08 08-01-2018 Pas shkarkimit, Haki Çako shfaqet i qeshur në Drejtorinë e Policisë, u drejtohet gazetarëve vetëm me një fjalë (FOTO NË BRENDËSI)

Ditën e sotme u lirua nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas dy vjetësh në krye të këtij posti.

Pak pas shpërndarjes së lajmit të bujshëm në media dhe emërimit të përkohshëm si drejtor i komanduar, Rebani Jaupin, i cili aktualisht mban postin e zv.drejtorit, është shfaqur para ambienteve të drejtorisë vetë Haki Çako.

Ajo që ra në sy është fakti se Çako është shfaqur i qeshur para gazetarëve, madje edhe i ka përshëndetur me dore teksa drejtohej nga makina në hyrjen e godinës, duke na lënë të nënkuptojmë se këtë vendim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka pritur me shumë sportivitet.

Çako nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur me shkarkimin e tij, por ka preferuar të përshëndesë gazetarët vetëm me një fjalë: gëzuar!

Ai ka mbërritur rreth orës 10.30 në ambientet e drejtorisë, ku dhe do t’i dorëzojë detyrën shefit të ri Rebani Jaupi.

26219818_407012983064805_9197099617890586784_n.jpg

26731432_407012989731471_7070282820180081129_n.jpg

 26239326_407012993064804_1080796546726331284_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019313097000122
array(1) { ["section"]=> string(132) "pas-shkarkimit-haki-cako-shfaqet-i-qeshur-ne-drejtorine-e-policise-u-drejtohet-gazetareve-vetem-me-nje-fjale-foto-ne-brendesi-105837" }