“Pas shkarkimit të Canit, i vjen rradha Brisida Shehajt”

Publikuar tek: politike, më 16:37 18-02-2016 “Pas shkarkimit të Canit, i vjen rradha Brisida Shehajt”

Burime brenda qeverisë kanë bërë të ditur për deputetin demokrat, Kastriot Islamin, se pas shkarkimit të Shkëlqim Canit nga Ministria e Financave edhe drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj do të ketë të njejtin fat.

Islami shkruan se ishte Shehaj një nga arsyet kryesore të dështimit të Canit në krye të Financave dhe se drejtoresha e tatimeve nuk i jepte llogari ish-ministrit, për shkak të lidhjeve të forta me kryeministrin Edi Rama.

“Burime brenda qeverisë thonë që largimi i Canit nga kryesimi i Ministrisë së Financave do të shoqërohet me largimin e Drejtoreshës së Tatimeve që realisht përbën një nga arsyet kryesore të dështimit të Canit në krye të Financave. Ka një pyetje të thjeshtë: përse nuk u largua më parë drejtoresha që fundosi edhe ministrin kur dihet nga të gjithë në qeveri dhe administratë që ajo e shpërfillte ministrin sepse kishte lidhje direkte me Ramën?! Ky arsyetim logjik të shtyn të mendosh se largimi i Canit dhe/ose ardhja në krye të Financave e Ahmetajt apo akoma më shume vendosja në krye të Ekonomise së zonjës Ikonomi lidhen vetëm me forcimin dhe ngushtimin e rrethit të klientelës korruptive e oligarkike të Ramës”, shkruan Islami.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkolla e Magjistraturës / Manjani: Perparësi për studentët me medalje ari dhe ata që kanë mbaruar jashtë vendit
Nishani dekoron zyrtarin izraelit me titullin “Skënderbeu”, Edelstein: Jam prekur shumë, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet »
Article Logic
Execution time: 0.02477502822876
array(1) { ["section"]=> string(59) "pas-shkarkimit-te-canit-i-vjen-rradha-brisida-shehajt-32931" }