Pas shpalljes së luftës me Ramën, Doshi flet me Kokëdhimën

Publikuar tek: politike, më 13:49 26-02-2015 Pas shpalljes së luftës me Ramën, Doshi flet me Kokëdhimën Koço Kokëdhima në Parlament

Tom Doshi pasi ka akuzuar Edi Ramën si mosmirënjohës që nuk bën transparencë dhe i ka shpallur luftë atij është rikthyer në Parlament, ku ka nisur të flasë edhe me deputetin Koço Kokëdhima. Të gjendur pranë njëri-tjetrit Doshi është parë të bëjë gjeste mohuese, pas fjalëve që dëgjonte nga Kokëdhima, por ende nuk dihet se çfarë kanë thënë mes njëri-tjetrit për shkak të audios.

Mimika e Kokëdhimës nuk është vënë re, për shkak të mbulimit me kamera, ky kryesisht ato janë fokusuar tek Doshi. Ministrat e qeverisë Rama kanë qenë krejt indiferentë ndaj diskutimit të tyre, që nuk ka qenë krejt i padëgjueshëm.

Gjatë komunikimit Doshi-Kokëdhima ishte duke folur në foltore deputeti Eduard Shalsi. Nuk dihet kështu nëse Kokëdhima ka marrë rolin e paqtuesit mes Doshit dhe Ramës, apo ka dashur të mësojë diçka më shumë për arsyet pse Doshi I ka shpallur luftë politike Ramës. Ajo që dihet me siguri është se sot para Parlamentit Tom Doshi ka thënë se mes tij dhe Ramës nuk do ketë më paqe.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha-Kokëdhimës:Ke përfituar fonde publike, Kokëdhima: Shpifës ordiner
Kodheli: Policia Ushtarake, më pak kompetenca se Perëndimi »
Article Logic
Execution time: 0.022531986236572
array(1) { ["section"]=> string(62) "pas-shpalljes-se-luftes-me-ramen-doshi-flet-me-kokedhimen-4493" }