Pas shumë vitesh heshtjeje, Sadije Berisha tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Shkëlzeni

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:26 09-08-2016 Pas shumë vitesh heshtjeje, Sadije Berisha tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Shkëlzeni

Pas shumë kohësh heshtjeje, Sadije Berisha ka treguar për herë të parë arsyet e divorcit nga Shkëlzen Berisha. 

Në një intervistë për ‘Living’, ajo rrëfeu se shkaqet që e çuan në ndarje kanë qenë të shumta dhe ato nuk lidheshin vetëm me marrëdhënien me Armina Mevlanin, e nisur 6 vite pas krizës.

‘Që në fillim, mundësitë ishin kundër nesh, që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, fakti që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme.’

Sadija ka rrëfyer se kriza mes tyre ka nisur në vitin 2007, kur Shkëlzeni u kthye nga Suedia, vendi ku jetonin-në Tiranë. ‘Fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri’, pohoi më tej ajo. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani dolën publikisht për herë të parë në qershor të 2014-ës.

Sadije Berisha, 49 vjeç, është nënë e katër fëmijëve, dy më të vegjëlit nga martesa me Shkëlzen Berishën. Tani, ajo është në një marrëdhënie të re dhe pohon që ndihet e lumtur.

Nuk ka ndërmend të martohet sërish, pasi, siç e thotë me humor, do të bëhej ‘si Elizabeth Taylor’, e ndarë me 7 burra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028932094573975
array(1) { ["section"]=> string(96) "pas-shume-vitesh-heshtjeje-sadije-berisha-tregon-arsyen-e-vertete-te-ndarjes-nga-shkelzeni-49255" }