Pas suksesit absolut në Elbasan, “babai” vjen në Teatrin Kombëtar

Publikuar tek: kulture-art, më 17:16 19-12-2017 Pas suksesit absolut në Elbasan, “babai” vjen në Teatrin Kombëtar

“Babai” vepra e autorit francez Florian Zeller që për 12 netë rresht emocionoi publikun e qytetit të Elbasanit, tashmë do të vihet edhe në skenën e Teatrin Kombëtar.

Vepra me regji të Spiro Dunit dhe interpretimin e një kasti të mrekullueshëm aktorësh, ashtu si në Elbasan pritet të korr një sukses të madh, për vetë mesazhet e forta që përciell, por edhe interpretimin fantastik të kastit të aktorëve.

Në këtë pikë të fundit, mes emrave si Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi dhe Elia Zaharia spikat aktori i madh Reshat Arbana.

Pas një mungese prej 9 vitesh, skenës së teatrit, Reshat Arbana rikthehet me një interpretim brilant në një vepër që emocionoi të gjithë publikun e teatrit “Skampa” në Elbasan dhe pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Tiranë.

Shfaqja do të vihet në skenë në datat 20, 21, 22, 23, 24 e në vazhdim. Për netët e para biletat tashmë kanë “avulluar”, për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin këtë shfaqje duhet të drejtohen sa më shpejt drejt biletarisë së Teatrit Kombëtar. 

Screenshot_7.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Jam portieri”, batuta pikante e Veliajt me piktorin italian me famë botërore (BRENDA EKSPOZITËS UNIKE në TIRANË)
Aktorja e madhe Tinka Kurti feston datëlindjen në përvjetorin e rëndësishëm për kinematografinë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.021759986877441
array(1) { ["section"]=> string(69) "pas-suksesit-absolut-ne-elbasan-babai-vjen-ne-teatrin-kombetar-103658" }