Pas suksesit me “New Love”, shqiptarja Dua Lipa publikon këngën e re (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:04 02-11-2015

Dua Lipa vazhdon të punojë fort për të realizuar ëndrrën e saj, të prek majat e muzikës britanike dhe asaj ndërkombëtare.

Shqiptarja nga Kosova ka publikuar së fundmi këngën e saj të re “Be the one”, e cila ka gjetur mënjeherë mbështetjen e fansave të saj.

Pas suksesit me “New Love”, këngë e cila tërhoqi edhe vëmendjen e grupit të njohur Maroon 5, Dua Lipa synon ta përsërisë atë edhe me këngën e sapo publikuar.

Ndonëse ende në hapat e parë në tregun muzikor britanik, 19 vjeçarja shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave dhe publikut të këtij vendi.

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10894417762756
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-suksesit-me-new-love-shqiptarja-dua-lipa-publikon-kengen-e-re-video-24527" }