Pas Tahirit, një futbollist bën diçka tejet fisnike për vajzën e sëmurë të policit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:00 17-10-2016 Pas Tahirit, një futbollist bën diçka tejet fisnike për vajzën e sëmurë të policit

Pas ministrit Saimir Tahiri, këtë herë nga Malajzia vjen gjesti i mrekullueshëm e fisnik  i Xhevahir Sukajt,  ish-sulmuesi i Partizanit që tashmë luan në Malajzi. Sukaj ka dhuruar 200 euro për vajzën e sëmurë të policit,  rast i  bërë publik në emisionin "E  Diela Shqiptare". Për këtë është shprehur i emocionuar gazetari i RTSH-së, Defrim Methasani:

"Nje dite emocionuese sot për mua. Zonja ne foto quhet Aida dhe punon në rtsh. Dje në programin "E diela Shqiptare" rasti i vajzës së saj të semurë u bë publik. Gjatë xhirimeve isha dhe unë personazh. Futbollisti Xhevahir Sukaj që ndjek programin nga Malajzia më kontakton dhe me nisi sot 200 euro per vajzën e sëmurë. Menjëherë dërgova porosine e tij tek nëna e vajzës e cila u emocionua pa masë. Njerëz të tillë meritojnë më shumë se respekt, mirënjoheje pafund!", shkruan Methasani në llogarinë e tij në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024655818939209
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-tahirit-nje-futbollist-ben-dicka-tejet-fisnike-per-vajzen-e-semure-te-policit-56459" }