Pas takimit, flet Basha: Mogherinit i thashë “Rama është në krah të krimit”

Publikuar tek: politike, më 08:28 04-03-2016 Pas takimit, flet Basha: Mogherinit i thashë “Rama është në krah të krimit”

Prej orës 7:00 të ditës së sotme kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, takim që zgjati 30 minuta.  Pas daljes, Basha zbardhi për mediat atë çfarë kishte diskutuar me përfaqësuesen e lartë.

“Folëm për situatën aktuale politike në vend, pasojat që ka për qytetarët shqiptarë por dhe BE që u detyrua vitin e kaluar të priste shumë emigrantë. Situatë e shkaktuar kjo si pasojë e krimit korrupsionit e zhbërjes dhe zmbrapsjes së Shqipërisë në qershorin e 2013-ës. Kjo qeveri u zotua që nuk do vinte në dyshim asgjë, sot vonon vendimin e Kushtetutës. Opozitës nuk mund ti mohohet e drejta Kushtetuese.”, tha Basha

 “Dy komisione të pezulluara dhe mbi të gjitha çështjen kyçe të dekriminalizmit. Kjo risjell në kujtesë qëndrimin në krah të krimit të kreut të maxhorancës. Është një qëndrim sfidues ndaj mesazheve të aletaëve tanë”, shtoi Basha duke u ndalur edhe te Reforma në Drejtësi.

 “Folëm edhe për reformën në drejtësi, ku PD mbetet e angazhuar për një reformë të pakapur. PD mbetet e hapur për dialog. Maxhoranca refuzon reformën në drejtësi. Jemi për çdo reformë që sjell më afër vendin ndaj anëtarësimit në BE”, tha kreyedemokrati duke e cilësuar këtë si një takim mjaft të frytshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AK me gozhdë e çekiçë bllokon Bashkinë e Tiranës, përplasje fizike me policinë (VIDEO)
“Kjo që po ndodh në Kuvend është neveritëse. Ish-ministra, zv.ministra e drejtorë kanë vjedhur e kapardisen mes luksit në Kuvend’’ »
Article Logic
Execution time: 0.01648211479187
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-takimit-flet-basha-mogherinit-i-thashe-rama-eshte-ne-krah-te-krimit-34182" }