Pas takimit me Ramën, Meta thërret ministrat e LSI-së në zyrën e tij

Publikuar tek: politike, më 12:20 04-03-2015 Pas takimit me Ramën, Meta thërret ministrat e LSI-së në zyrën e tij

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thërritur në zyrën e tij ministrat e LSI-së në kabinetin qeveritar, si dhe deputetët e kësaj force politike.

Mësohet se në zyrën e kreut të LSI-së ndodhen ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ai i Bujqësisë Edmond Panariti, ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, ai Drejtësisë Nasip Naço dhe i Mjedisit Lefter Koka.

Ky takim i Metës me ministrat e tij vjen pas atij që kreu i Kuvendit zhvilloi mëngjesin e sotëm me kryeministrin Edi Rama. Ende nuk dihet se cila është tema e takimit e Metës me ministrat, por besohet se LSI është duke u përgatitur për qëndrimin që do të mbajnë ministrat dhe deputetët e kësaj force politike në seancën e nesërme plenare, ku akuzat e deputetit Tom Doshi do të mbizotërojnë në debatet opozitë-maxhorancë. Mocioni i mosbesimit ndaj kreut të Kuvendit, i kërkuar nga PD apo zgjedhjet lokale mendohet të jenë gjithashtu pjesë e bisedës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta: Doshi nuk më ka akuzuar kurrë për vrasje (Intervista e plotë)
Vasili: Doshi i bleu apartament gruas së Çinarit »
Article Logic
Execution time: 0.027152061462402
array(1) { ["section"]=> string(72) "pas-takimit-me-ramen-meta-therret-ministrat-e-lsi-se-ne-zyren-e-tij-4942" }